Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka deklaruar se Rusia dhe SHBA kanë hyrë në një fazë konflikti të ‘nxehtë’.
“Tani jemi në fazën e një konflikti të nxehtë me Shtetet e Bashkuara. Ne po e shohim këtë shtet të përfshirë drejtpërdrejt në një luftë hibride me Rusinë në një sërë fushash”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Kievi thotë se shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura po përgatit kundërofensivë, ndërsa në Donetsk ka më shumë të vdekur nga bombat ruse.