ep dorëheqjen drejtori i AKU-së, Edmond Rrushi! Zëvendës
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Burime bëjnë me dije se Rrushi është zëvendësuar nga Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Rrushi, ish-zëvendës ministër i LSI-së erdhi në këtë detyrë pas Jeta Dedës.
Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së tij, por pritet që Edmond Rrushi të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.