• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Plani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030, Spiropali zhvillon takim koordinues me donatorët, ambasadorë të vendeve të BE, Përfaqësisë së OSBE dhe partnerë strategjikë

01/29/2025
in Politikë, Slider
Plani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030, Spiropali zhvillon takim koordinues me donatorët, ambasadorë të vendeve të BE, Përfaqësisë së OSBE dhe partnerë strategjikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të BE-së, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e funksionimit të Kuvendit, në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, Kryeparlamentarja u ndal në arritjet gjatë zbatimit të Planit të parë Strategjik të Kuvendit  2020-2025, si dhe ndau disa nga çështjet që janë përfshirë në draftin e Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

“Plani Strategjik 2025-2030 përfaqëson një vizion të qartë dhe të vendosur, vizion i cili para së gjithash pasqyron Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Shqipëria nuk po pret të jetë gati. Shqipëria po vepron sot – me reforma, me përkushtim dhe Kuvendi synon të jetë zemra e kësaj përpjekjeje. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një objektiv ambicioz, por tërësisht i realizueshëm, nëse mbajmë parasysh shpejtësinë e këtij procesi dhe thellësinë e reformave, masave e veprimeve që kemi ndërmarrë gjatë kohëve të fundit, si mbajtja e mbledhjes së dytë dhe të tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt I-Themelorët dhe VI-Politika e Jashtme dhe të Sigurisë. Strategjia e Kuvendit 2025-2030 është një pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi dhe Kuvendi duhet të ngrihet në lartësinë që paraqet kjo sfidë. Ne po punojmë që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian”, u shpreh znj. Spiropali.

Spiropali2

Duke u ndalur në shtyllat kryesore, znj.Spropali nënvizoi se Plani Strategjik përcakton prioritetet e zhvillimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2025–2030 për të përmbushur me sukses vizionin dhe misionin e tij, si dhe për të arritur standardet më të larta të demokracisë parlamentare.

Duke u ndalur në disa projekte të suksesshme që janë mundësuar fal mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve strategjikë, znj.Spiropali nënvizoi se këto bashkëpunime dëshmojnë përkushtimin për një Kuvend më të hapur, më të përgjegjshëm dhe më të angazhuar, në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Për ne, ky plan nuk është thjesht një dokument; është angazhimi ynë për të ardhmen e përbashkët. Një angazhim që do të jetë i mundur vetëm me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Në fund të fundit kjo është një përpjekje e përbashkët dhe ky është Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Ju ftoj të jeni aktiv në këtë proces dhe që sot të fillojmë diskutimet konkrete mbi draftin që kemi dhe mbi propozimet që keni bërë për projekte dhe nevojat që ka Kuvendi në bazë të një vlerësimi të nevojave që kemi bërë dhe po bëjmë”, përfundoi Spiropali.

Gjatë takimit Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, bëri një prezantim dhe detajim të disa nga objektivat e Planit Strategjik të Kuvendit 2025-2030. Z.Gjonçaj theksoi se synimi final është arritja e një dokumenti, që të reflektojë kontributin e të gjithë faktorëve, të analizojë të dhëna dhe praktikat më të mirat të vendeve partnere, duke u siguruar që ky plan të adresojë si sfidat ashtu edhe mundësitë.

Ambasadorët e pranishëm në aktivitet: Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, Niklas Ström, Ambasador i Suedisë në Shqipëri, Ambasadore e Austrisë në Shqipëri, Karl Bergner, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Michel Tarran, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiona Mçluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së, Shakira Birtëhistle, Sekretare e Parë e Ambasadës Britanike në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, etj, gjatë diskutimeve të tyre shprehën vlerësimin për partneritetin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe nënvizuan përkushtimin për të vijuar punën në forcimin e qeverisjes demokratike, rritjen e efektivitetit institucional, për të ndërtuar një parlament që është transparent, gjithëpërfshirës dhe i gatshëm për të përballuar sfidat e rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të takimit Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali, bëri të ditur se procesi i konsultimit të draftit final të Planit të ri Strategjik të Kuvendit do të vijojë me grupet parlamentare, median, shoqërinë civile, si dhe me aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

Related

Tags: Elisa SpiropaliPlani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030
Previous Post

Vendimi i Trump, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve nga SHBA! Nga ministritë te gjykatat, ja kush preket

Next Post

Vodhi me thyerje në një dyqan në Koplik, vihet në pranga 31-vjeçari

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.