• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri Malaj merr pjesë në takimin për rritjen e aksesit në financë të sektorit bujqësor

02/06/2025
in Ekonomi, Slider
Ministri Malaj merr pjesë në takimin për rritjen e aksesit në financë të sektorit bujqësor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë në takimin e zhvilluar me përfaqësues të sistemit bankar dhe agrobiznesit, me qëllim diskutimin e rritjes së aksesit në financë të sektorit të bujqësisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Të pranishëm në këtë event ishin dhe Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj.

Në fjalën e tij, Ministri Malaj theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, në një kohë që synimi i qeverisë është që ky sektor të bëhet më konkurrues, më modern dhe më shumë i orientuar drejt eksportit.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë, institucioneve financiare dhe fermerëve, në mënyrë që të rritet aksesi në financë i sektorit bujqësor dhe ai të bëhet më konkurrues.

“Jemi sot në këtë tryezë për të ndërtuar një plan të qartë pune dhe për të krijuar një dritare të re financimi përmes një Instrumenti Inovator Bankar, i cili synon mbulimin në masën 70% të principalit të kredive”, u shpreh z. Malaj.

Përmes kredive të buta me një fond prej rreth 250 Milionë Euro në total dhe norma të favorshme interesi deri në 3.5%, vijoi më tej Ministri, do të ofrohet mbështetje për sektorin bujqësor dhe nënsektorët e tij, duke synuar: mbështetje financiare dhe rritje të aksesit në financë; përmirësimin e kushteve të financimit; reduktimin e kërkesave për kolateral.

Ministri vuri në dukje faktin se qeveria ka planifikuar më shumë shpenzime për sektorin e bujqësisë, rreth 14.6 miliardë lekë për vitin 2025, ku vetëm për skemën kombëtare të fermerëve dhe të subvencionimit të naftës është alokuar një fond total prej 4.4 miliardë lekësh, për ta çuar në 5.1 miliardë lekë deri në 2027.

Fjala e Ministrit të Financave:

I nderuar z. Kryeministër,

I nderuar z. Guvernator,

E nderuar znj. Denaj,

Të nderuar përfaqësues të sistemit bankar dhe sipërmarrjes.

Është kënaqësi të jem pjesë e kësaj tryeze e cila bën bashkë një sërë aktorësh për të disktuar një çështje thelbësore që ka të bëjë me zhvillimin rural dhe bujqësinë.

Përmes një qasjeje të re dhe novatore synojmë që t’i japim një frymëmarrje të re kreditimit, përmes institucioneve financiare, një prej sektorëve më kyç e prioritarë për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë.

Bujqësia në ekonominë e Shqipërisë kontribuon me rreth 18.5% të PBB-së, pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe punëson mbi 40% të popullsisë.

Këto shifrat tregojnë për peshën e madhe që ka ky sektor në stabilitetin ekonomik , por edhe social të vendit.

Duke pasur në vëmendje këtë rëndësi dhe duke synuar zhvillimin e mëtejshëm, ne kemi planifikuar më shumë shpenzime buxhetore për sektorin e bujqësisë për këtë vit, duke arritur në masën 14.6 miliardë lekë, ku vetëm për skemën kombëtare të fermerëve dhe e subvencionimit të naftës kemi alokuar një fond total 4.4 miliardë lekësh, për ta çuar në 5.1 miliardë lekë deri në 2027, mbështetja më e madhe direkte e akorduar nga buxheti i shtetit.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm se bujqësia sot përballet me një sërë sfidash, si:  fragmentarizimi i tokës, mungesa e aksesit në financa, e investimeve moderne, problemet e pronësisë, aksesi i kufizuar në financa apo dhe mungesa e njohurive dhe aftësive për t’iu përgjigjur kërkesave që ka tregu, jo vetëm ai vendas, por edhe më gjerë.

Aksesi ndaj instrumenteve financiare për fermerët apo edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bujqësore nuk është në nivelet që duhet të jetë.

Tregu bankar ka qene relativisht i kufizuar në kreditimin e ketij sektori kyç për ekonominë shqiptare.

Procesi i ingerimit, ku tashmë kemi hyrë, na vë përballë një sërë kërkesash dhe detyrash, që do të duhet t’i përmbushim në mënyrë që të garantojmë konkurrueshmërinë në tregje europiane dhe sipas atdnardeve që kërkojnë këto tregje.

Të gjitha këto do të kërkojnë në mënyrë të domosdoshme edhe shtimin e investimeve në pajisje më moderne, me qëllim që të ulen kostot dhe garantojnë cilësinë e prodhimit.

Thënë këto, është jetike për ne që të adresojmë sfidat e aksesit e këtyre tregjeve, në financa, infrastrukturë dhe logjistikë, si dhe të rrisim përputhshmërinë me standardet e sigurisë ushqimore dhe kërkesat e certifikimit.

Ndaj jemi sot në këtë tryezë për të ndërtuar një plan të qartë pune dhe për të krijuar një dritare të re financimi përmes një Instrumenti Inovator Bankar , i cili synon mbulimin në masën 70% të principalit të kredive.

Përmes kredive të buta me një fond prej rreth 250 Milionë Euro në total dhe norma të favorshme interesi deri në 3.5%,

do të ofrohet mbështetje për sektorë si :

  • Infrastruktura prodhuese dhe agropërpunimi për frutaperime, vreshta, blegtori, produkte të tjera ushqimore;
  • Peshkimin dhe akuakulturën;
  • Agroturizmin dhe turizmin rural;
  • Inovacioni dhe mekanizimi bujqësor .

Edhe vendet e tjera të rajonit, si Kroacia apo Serbia kanë zbatuar mekanizma të ngjashëm financiar, të cilët kanë dhënë efekte në rritjen e investimeve bujqësore dhe në përmirësimin e aksesit në financa.

Ajo çfarë presim nga zbatimi i kësaj skeme është:

  • Mbështetje financiare dhe rritje të aksesit në financë për bujqësinë.
  • Përmirësimi i kushteve të financimit (norma interesi më të ulta).
  • Reduktimi i kërkesave për kolateral, që shpesh herë ka qenë një barrierë për të marrë hua nga sektori bujqësor.

Vizioni i qeverisë është që bujqësia, ky sektor vital, të bëhet më konkurruese, më moderne dhe më e orientuar drejt eksportit.

Për këtë arsye bashkëpunimi ndërmjet qeverisë, institucioneve financiare dhe fermerëve është i domosdoshëm për të arritur objektivat e mësipërme.

Ndaj ftoj të gjithë aktorët, të na bashkohen në këtë nismë për t’i dhënë më shumë mbështetje bujqësisë dhe për ta bërë atë një sektor më të fuqishëm, konkurrues e novator.

Ju faleminderit!

Related

Tags: Ministri Malajsektori bujqesortakim
Previous Post

Nominimi mes Gjestit dhe Drilonit, Alaudini flet për herë të parë

Next Post

Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: “Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe”

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.