Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës pritet të mbahet javën e dytë të Qershorit. Sipas burimeve të gazetarit Ermal Qori, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakortësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gakova, qyteti historik i Republikës së Kosovës.
Report Tv ka zbardhur detaje nga agjenda e përbashkët e kësaj date. Si fillim, burimet bëjnë me dije secili Ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrveshjeve të dakortësuara deri më tani.
Nëpërmjet elementëve ilistrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.
Për secilin sektor përkatës do të meren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas marrveshje së arrirë.
- Të dy kryeministrat do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.
- Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, duke ruajtur të njëjtën traditë mbyllëse të aktivitetit.
Të njëjtat burime i thanë gazetarit Ermal Qori së në këtë datë po shqyrtohet mundësia (megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar) që pjesë e mbledhjes të jenë jo vetëm kabinetet qeveritare por edhe të dyja kuvendet respektive së bashku me të gjithë ligjvënësit e tyre.