• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Disiplina jep vendimet/ Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana

02/14/2025
in Sport
Disiplina jep vendimet/ Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot, ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar me një vëmendje të veçantë te derbi i kryeqytetit i cili prodhoi kaos në fushën e lojës dhe në tribuna. Ashtu siç pritej, kanë plasur dënimet për lojtarët dhe drejtuesit e dy skuadrave, si dhe ka dënime edhe për tifozët që u përleshën mes tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Megjithatë, Disiplina ka dhënë vendime minimale sa u përket sherreve në këtë sfidë, edhe pse ngjarjet në fillimin e ndeshjes nga tifozet dhe në fund të sfidës nga lojtarët e dy skuadrave, shëmtuan një ndeshje e cila trumbetohet  shpesh si ”kartolina e kampionatit”.

Bie në sy se ai që është dënuar më rëndë është drejtori sportiv i bardhebluve, Agim Ibraimi

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 14.02.2025

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare si dhe duke lejuar hyrjen e tifozëve në fushën e lojës para fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (Njëqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i FK Partizani, Besar Gudjufi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke fyer lojtarët e ekipit kundërshtar me shenja fyese, në bazë të nenit 13/2 të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  3. Lojtari i FK Partizani, Altin Bytyçi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. Lojtari i KF Tirana, Leon Kozi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KF Tirana, Gledi Mici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  8. Zyrtari i KF Tirana, Agim Ibrahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FK Pogradeci, Silvio Vokri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur flakadanë dhe banderola fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  11. FK Kukësi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  12. Akademia e Futbollit U-18, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Zyrtari i FK Shënkolli, Ervin Syziu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i FC Kinostudio U-14, Rieldo Luga, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Zyrtari i FC Basania, Erjon Mani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i KF Shkumbini, Rustem Meta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Suta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i KF Turbina Aljos Vrenozi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Zyrtari i AF Memaliaj, Klodian Mustafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. Zyrtari i AF Memaliaj, Ferman Haskaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  22. Don Bosko Academy U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër AP Dinamo Junior U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. Zyrtari i BS East Park, Kreshnik Zhupa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  24. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Fjori Fiora, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  25. Lojtari i FC Albanët U-19, Everest Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  26. Football Republic U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Tirana A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  27. KSP Junior B U-11, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Tirana B U-11, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  28. Zyrtari i KSP Junior B U-11, Dorian Petova,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  29. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Veleçiku, Besnik Duli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  30. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Veleçiku, Besnik Duli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  31. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Kastriotët MFC, Erind Lleshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Related

Tags: komisioni i disiplinesPartizani-Tirana
Previous Post

Arrestimi i Veliajt, Tabaku: Lajm i shumëpritur nga qytetarët. U çmontua një sistem korruptiv

Next Post

Akuzat e Veliajt për statusin i “dënuar”, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Kryebashkiaku është i padënuar, ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie

Lajme të ngjashme

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

by redaktor2
06/24/2025
0

Alfred Deliallisi do të vijojë të drejtojë ekipin e Korabit edhe në sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Trajneri 32-vjeçar u...

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

by redaktor2
06/18/2025
0

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë. Në skenë...

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.