• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Diaspora voton/ Jozefina Topalli dhe Floriana Garo takim me shqiptarët në Itali: Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin

02/17/2025
in Aktuale, Politikë
Diaspora voton/ Jozefina Topalli dhe Floriana Garo takim me shqiptarët në Itali: Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ditën e djeshme, përfaqësues të Partisë Demokratike si, Drejtuesja Politike për Diasporën, Jozefina Topalli, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Shkëlqim Hoxha, zhvilluan një takim madhështor me shqiptarët në Rutigliano të Italisë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, takimi u zhvillua në ambientet e jashtme, ku më shumë se 1000 shqiptarë morën pjesë dhe shprehen mbështetje për planin e Partisë Demokratike. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e regjistrimit të diasporës për të votuar dhe ndikimi i këtij procesi në zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, u prezantua plani i qeverisjes së Partisë Demokratike, i cili synon të përmirësojë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Disa nga pikat kryesore përfshijnë rritjen e rrogës minimale në 500 euro, një rrogë mesatare prej 1200 eurosh, si dhe një “minimum jetik” prej 200 euro për çdo familje. Po ashtu, u bë e ditur se do të rivendoset taksa e sheshtë dhe do të ofrohen subvencione për sektorin bujqësor, për të mbështetur zhvillimin e tij.

Një tjetër nismë e rëndësishme që u prezantua ishte mbështetja për ata që duan të kthehen, të investojnë dhe të hapin biznese në Shqipëri, pasi për ta do të aplikohet një periudhë 5-vjeçare me zero taksa. Po ashtu, do të krijohet “Karta e Konsumatorit”, që do të ndihmojë qytetarët të kenë akses në produkte me çmime më të ulëta.

Në përfundim, u bë thirrje për mobilizim të plotë të diasporës për t’u regjistruar dhe për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Related

Tags: Floriana GaroItaliJozefina Topalliu
Previous Post

SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Next Post

Agron Gjekmarkaj takim me shqiptarët e Italisë! PD thirrje emigrantëve të regjistrohen në platformën PER

Lajme të ngjashme

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025

by redaktor2
05/08/2025
0

Sot, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës, në disa zona të vendit do...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.