• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ish-Prokurori Beci: Hetimi ndaj Veliajt, proces i parregullt ligjërisht. Masa “arrest me burg” nuk qëndron në këtë rast

02/17/2025
in Aktuale, Politikë
Ish-Prokurori Beci: Hetimi ndaj Veliajt, proces i parregullt ligjërisht. Masa “arrest me burg” nuk qëndron në këtë rast
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci në një intervistë për Report Tv, ka sqaruar me detaje dhe ka nënvizuar faktin se procesi i hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është një proces i parregullt që në nisje të tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Nëse ti largohesh nga drejtësia dhe shkon te ndëshkimi mund të kënaqësh momentalisht turmën, por harron që nesër do vijë dita që ky standard i këtij procesi të parregullt ligjor, do ta vuajë vetë në kurriz. Hetimi pasuror fillon në bazë të dyshimeve të bazuara në indicie të kryerjes së veprës penale. Hetimi pasuror nuk ka lidhje me hetimin penal. Nuk qëndron kështu parimi i së drejtës. Parimi i së drejtës është i qartë. Hetimi penal, paraprin hetimin pasuror. E thënë më thjesht. Nëse unë kërkoj që te një person të gjej vepër penale, kjo është e gabuar. Po, për një vepër penale unë do gjej një person. Në rast se ndodh fakti dhe Prokuroria është aty në bazë të kushtetutës për të realizuar procesin e të provuarit të faktit penal se kush e ka kryer. Por prokuroria nuk është aty që të gjejë një person, të targetojë një idivid dhe ta marrë nën hetim dhe të thotë: Unë pa i gjetur një vepër penale këtij personi, nuk e mbyll hetimin. Kjo nuk funksionon. Mënyra e fillimit të hetimit pasuror pastaj të hetimit penal është e padrejtë, mënyra e ndjekjes dhe persekutimit të një personi për t’i gjetur vepër penale është e padrejtë”, u shpreh Beci.

Ndërsa për masën “arrest me burg”, Beci tha se është një masë ekstreme, që nuk duhej marrë në këtë rast. Ai shtoi se SPAK ka krijuar një “inflacion të masave të sigurisë arrest në burg”, duke përdorur këtë masë ekstreme edhe në raste kur nuk është e nevojshme.

“Masa “Arrest me burg” është masa më ekstreme, masa e fundit, kur asnjë nga masat e tjera nuk realizon procesin e grumbullimit të provave dhe individualizimit të autorit apo dhe izolimit të autorit, është “arresti me burg”. Kjo masë është ekstremi i fundit. Për mua si jurist, arresti me burg, është masa më ekstreme për të cilën duhet të mendohesh mirë para se ta caktosh”, vijoi ai.

Beci kritikoi gjithashtu nisjen e hetimeve mbi bazën e një kallëzimi anonim, duke thënë se një denoncim i tillë nuk është i vlefshëm nëse nuk shoqërohet me prova konkrete. Ai shtoi se procedurat hetimore duhet të respektohen në mënyrë rigoroze, përndryshe drejtësia kthehet në një mjet ndëshkimi të padrejtë.

‘Mënyra e fillimit të procesit penal, hetimi pasuror fillon në bazë të dyshimeve të arsyeshme. Hetimi pasuror nuk ka të bëjë me hetimin penal. Parimi i së drejtës hetimi penal paraprin hetimin pasuror. Në rast se unë kërkoj të një person të gjejë vepër penale është e gabuar. Po për një vepër penale ka një person. Prokuroria nuk është të targetojë një person ta marrë në hetim dhe ta dënojë. Ma çfarë kam lexuar, ka filluar me një kallëzim anonim. Me gjithë respektin kallëzimin anonim në rast se shoqërohet me prova, merret në konsideratë. E ka të përcaktuar. Kallëzimi anonim nuk merret. Por në rast se kallëzim anonim të orienton prova konkrete niset hetimi. Mënyra e ndjekjes dhe persekutimit është e padrejtë. Intimidimi i dëshmitarëve nuk është rast t parë Veliaj. Hetues në BKH kanë tejkaluar atë që parashikon kodi. Kanë tejkaluar normat proceduriale. Duhet të jemi të kujdesshëm. Dëshmitari intimidohet me procedurë penale. ka të sanksionuar mënyrën si pyetet dëshmitari. Në rast se nuk tregon të vërtetën ke dëshmi të rreme përballë prokurorit”, tha Beci.

Related

Tags: Eugen BeciVeliaj
Previous Post

“Sa më shumë të vijojë padrejtësia, aq më e madhe njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”/ Rama ndan mesazhin e Grenell për Thaçin: Të marrë fund burgimi i padrejtë

Next Post

Me të bijën në krah, Sara Gjordeni ndan foton e ëmbël të Bardhit me vajzën! Ish-misi bën dedikimin e veçantë ndaj partnerit

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

by redaktor2
06/25/2025
0

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër Kukës PD- 2 mandate...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.