• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu në Spitalin e rikonstruktuar të Mirditës: Risi shërbimesh, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore për rreth 20 mijë banorë

02/25/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Koçiu në Spitalin e rikonstruktuar të Mirditës: Risi shërbimesh, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore për rreth 20 mijë banorë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali Bashkiak i Mirditës, tashmë tërësisht i rikonstruktuar do të ofrojë shërbime shëndetësore me standarde dhe kushte bashkëkohore për rreth 20 000 banorë të Mirditës si dhe zonave përreth, një tjetër investim në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë vizitës në ambientet e reja të godinës theksoi se “ky transformim vjen në vazhdën e investimeve në nfrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin, jo vetëm në spitale, por edhe në Qendra Shëndetësore”.

Koçiu nënvizoi se “me fondet e rindërtimit u bë i mundur që ne të kemi një infrastrukturë spitalore me kushte më të mira dhe standarde më të larta në shërbim të qytetarëve”.

Ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se në Spitalin e Mirditës janë instaluar aparatura dhe pajisje të teknologjisë së fundit duke krijuar lehtësi dhe siguri për stafin e mjekëve dhe infermierëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas saj, transformimi i infrastrukturës së godinës prej 3 kate me dhoma pritëse, salla operatore dhe aparatura të teknologjisë së lartë, e shndërron Spitalin e Mirditës në një strukturë të rëndësishme në veri të vendit.

Për shkak të shtrirjes dhe pozicionit gjeografik që ka kjo strukturë spitalore, ministrja Koçiu vuri në dukje mundësinë për aksesimin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor edhe nga banorë përtej zonës së Mirditës.

“Është një infrastrukturë shëndetësore nevralgjike, për faktin që jo vetëm u shërben banorëve në zonat përreth, por dhe për faktin që është shumë afër Rrugës Kombit, e kushdo që mund të ketë nevojë për shërbim shëndetësor, pika e parë ku vjen dhe e merr shërbimin është pikërisht Spitali i Mirditës”, – shpreh ministrja Koçiu.

Spitali Bashkiak Mirditë ofron shërbime në  Patologji të përgjithshme, Pediatri, Kujdesi Paliativ, Reanimacioni, Obstetrikë-Gjinekologjia, Kirurgjia e Përgjithshme, ORL, Okulistikë, Neuropsikiatri, Laboratori Klinik-Biokimik, Shërbimi i Imazherisë dhe Poliklinika.

Related

Tags: Ministrja KociuMirditeSpitali
Previous Post

Rama: Këneta do vinte me një fishkëllimë për të shkrirë SPAK, po e përdor për luftë politike! Audio në sallën e gjyqit për Veliajn? Respekti pikë problematike e Prokurorisë, duhet integritet

Next Post

“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Altin Dumani në “Tryezën e drejtësisë”: SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë

Lajme të ngjashme

Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po bëhen verifikime

Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po bëhen verifikime

by redaktor2
06/23/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK po verifikon dosjen hetimore në ngarkim të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan...

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

by redaktor2
06/23/2025
0

Ka përfunduar gjyqi për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian...

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

by redaktor2
06/23/2025
0

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Natos që do të mbahet në datat 24-25 qershor në...

SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

by redaktor2
06/23/2025
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri ditën e martë, më 24 qershor, afatin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po b…
  • Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 2…
  • Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s
  • SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokum…
  • Aksident me pasojë vdekjen, makina përplas këmbësoren 70- vjeçare! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në …
  • Programi Kombëtar i Strehimit, ministri Blendi Gonxhja zbulon detajet: 1253 familje do të përfitojnë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.