• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vrau kunatën, më pas veten/ Dinamika e ngjarjes në Shkozë! Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj nuk komunikonin me autorin për shkak se…!

04/10/2023
in Kronikë, Slider
Vrau kunatën, më pas veten/ Dinamika e ngjarjes në Shkozë! Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj nuk komunikonin me autorin për shkak se…!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Vrasja e kunatës me armë zjarri në Shkozë dhe më pas e vetes, nga Roland Sinani, ka shtyrë Policinë për të hetuar mbi mënyrën se si 43-vjeçari kishte siguruar pistoletën me të cilën kreu krimin e rëndë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për të zbuluar këtë, hetuesit kanë marrë në pyetje vëllain e Rolandit, Erionin, bashkëshortin e Migenës, e cila u vra nga 43-vjeçari në dhomën e gjumit në prezencë të vajzës së mitur. Përpara grupit hetimor ai ka rrëfyer se ka pasur dyshime se i vëllai i tij mbante armë zjarri. Pavarësisht këtij dyshimi, por dhe faktit që Roland Sinani kishte shfaqur jo pak herë sjellje agresive, Erioni dhe familjarët e tij nuk rezultojnë ta kenë kallëzuar në polici atë. Jo zyrtarisht policia thotë se 43-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor, që sipas tyre u bë dhe shkak për krimin e rëndë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë dy prindërit e autorit dhe vajza e mitur e Migenës, ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Sinani punonte shofer taksie gjatë natës.

BABAI I AUTORIT

Gëzim Sinani, babai i 44- vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, tha për mediat se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë. “Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë edhe zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë, nuk mund të lëvizja armën. S’e dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, tha babai i Roland Sinanit. Më herët, është thënë se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit, i cili mësohet se vuan nga skleroza.

NËNA E AUTORIT

Në shtëpinë e prindërve të 37-vjeçares Migena Sinani (Kodra), e vrarë nga kunati Roland Sinani, janë hapur dyert e mortit. Të afërmit e viktimës kanë treguar për mediat se prej kohësh Migena me të shoqin nuk komunikonin me autorin prej problemeve të shëndetit mendor. Hetuesit po presin ekspertizën e armës së krimit për të kuptuar se kush e dërgoi atë prapa shtëpisë, ndërkohë që pritet marrja e dëshmisë së të gjithë familjarëve të të dy palëve për të hedhur dritë mbi konfliktin që gjeneroi me vrasjen e një të reje me fëmijën në gji!

Burrë e grua mësohet se punonin në një shtëpi të vogël botuese në Tiranë dhe ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ku kjo e fundit ka qenë në gjumë me nënën e saj, kur xhaxhai ka hyrë në dhomën e gjumit dhe i ka marrë jetën kunatës. Migena Sinani (Kodra), 37 vjeçe dhe Erjon Sinani, 45 vjeç, kishin vite që nuk flisnin me Rolandin, pasi ky i fundit jo pak herë i kishte kërcënuar, por ata nuk kishin mundur të dilnin nga banesa e për pasojë kishin jetuar të gjithë nën një çati, fakt ky që nuk i lejoi ta evitonin ngjarjen e rëndë që i mori jetën Migenës në gjumë bashkë me vajzën e saj vetëm 2 vjeç. Sipas të dhënave, bashkëshorti punonte edhe si taksist orëve të natës në Tiranë dhe madje u tha se ka qenë në punë në momentin kur Rolandi ka marrë armën dhe i ka vrarë bashkëshorten. Ai është telefonuar rreth orës 4 të mëngjesit dhe i është thënë se Migenën e kishin vrarë! Në familjen e Migenës në Lundër janë hapur dyert e mortit. Ndërsa familjarët e Migenës, kanë bërë me dije se prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve nuk fliste me Rolandin, edhe pse jetonin në të njëjtën banesë, për shkak të konflikteve që sillte prej problemeve me shëndetin mendor. Familjarët e Rolandit, përfshirë të vëllain, Erjonin, dhe prindërit Gëzim dhe Ikbale Sinani, u thanë hetuesve se gjendja psikologjike e tij në ditët e fundit ishte rënduar së tepërmi, nuk duronte më as zhurmat dhe të qarat e fëmijëve nëpër shtëpi. Hetuesit dyshojnë se e qara e vajzës së vogël 2-vjeçare, e cila në ditët e fundit ka qenë e sëmurë dhe me temperaturë, të ketë çuar 44-vjeçarin për të ndërmarrë aktin tragjik.

DËSHMI NË POLICI

“Jam zgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kam parë Rolandin të shtrirë në divanin e korridorit. I kërkova që të shkonte të flinte në dhomë. Pas kësaj, jam shtrirë sërish dhe kur gati po më merrte gjumi kam dëgjuar një të shtënë arme dhe kam dalë me shpejtësi në korridor. Aty pashë Rolandin që më tha “E vrava!”. Kam hyrë në dhomën e nuses dhe kam marrë vajzën që ishte në krevat dhe kam njoftuar bashkëshortin. Pas dy minutash, është dëgjuar një tjetër e shtënë arme. Në oborrin e shtëpisë Rolandi kishte vrarë veten”, ka thënë nëna e Rolandit, Ikbale Sinani. Në pyetje është marrë edhe Gëzim Sinani, babai i Rolandit. Burri ka qenë kontradiktor në përgjigje, por hetuesit dyshojnë se kjo ka ndodhur për shkak se vuan nga skleroza. Gjithsesi, janë në pritje të ekspertizës për të parë nëse pistoleta që u gjet pas shtëpisë është çuar aty pas ngjarjes nga kryefamiljari ose jo. Dy të moshuarit u thanë hetuesve se nuk kishin dijeni se Rolandi kishte armë pa leje.

Erjon Sinani deklaroi para hetuesve se konfliktet me të vëllanë kanë qenë për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor, shkak që është bërë që të dy të mos ndahen, pasi kishte nevojë për përkujdesje. Madje, ai ka treguar se kishte nisur të mblidhte para që të ndërtonte një shtëpi të re, një ambient më të madh ku të mund të jetonin të gjithë bashkë pa menduar ndonjëherë ta linte mënjanë atë, por ta merrte me vete!

Related

Previous Post

Zgjedhjet e 14 majit/ Ilir Meta: Elbasani duhet t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes, Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores

Next Post

Dendias: Greqia duhet ti zgjasë dorën e bashkëpunimit Turqisë, është detyrim kombëtar për ta tentuar

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.