Kryeministri Edi Rama ishte para dy ditësh në lagjen 5 maji në kryeqytet për të inspektuar punimet në lagjen e re në kuadër të rindërtimit pas tërmetit.
Rama ishte i shoqëruar në këtë inspektim edhe nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Në takimin me disa prej banorëve të lagjes, kryeministri tha se falë mbarëvajtjes së punës në këtë zonë, ajo do të bëhet si një qendër e re e Tiranës.
Por ironia vjen më pas. Banorët e zonës thonë se në momentin kur kryeministri Edi Rama erdhi për inspektim, në skenë ishte edhe një fadromë dhe disa kamionë duke punuar.

Por në momentin që kryeministri Rama u largua, mbaroi edhe propaganda. Fadroma ndaloi së punuari, ndërsa dje dhe sot, asnjë punim nuk po zhvillohet në zonë, siç tregojnë edhe fotot më poshtë.



E ndërsa Rama premtoi se kjo zonë do të jetë një ndër lagjet më të bukura të Tiranës, banorët shprehen të revoltuar me propagandën dhe ngecjen e punimeve, ndërsa prej vitesh presin të hyjnë në apartamentet e tyre.