• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet për herë të dytë tenderi për koncesionin e Milot-Balldre

02/28/2025
in Ekonomi, Slider
365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet për herë të dytë tenderi për koncesionin e Milot-Balldre
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi shtyrjen për herë të dytë të tenderit për dhënien me koncesion për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tenderi për kompanitë e interesuara u hap në 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte 17 shkurti. Por, dy javë më parë, ministria e Infrastrukturës, në cilësinë e autoritetit kontraktor, vendosi ta shtyjë tenderin në datën 27 shkurt.

Por edhe ky afat nuk u arrit dhe data e zhvillimit të tenderit u shty sërish, këtë herë për në 10 mars.

Sipas dokumenteve të tenderit vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet.

Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.

Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km, ndërsa do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi dhe korsi të emergjencës, bankinë, tunel me dy tuba, si dhe vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin. Po ashtu koncesionari do të duhet të ndërtojë rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse dhe rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C”, në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor.

Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE – së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit të Mesdheut është rreth 1550 km, ndërsa 20% e tij apo 318 km shtrihen në territorin shqiptar./ Kapitali.al

Related

Tags: koncesioniMilot-Balldreshtyhet
Previous Post

Titullarë apo në stol, ja “skaneri” i kuqezinjve! 4 futbollistë humbën vendin në formacionin e Shqipërisë

Next Post

“Mjaft më me qeveri luksi”, Teliti tregon detaje nga programi i PD: Reduktojmë shpenzimet, koncesionet dhe PPP-të do të anulohen me ligj. S’do jetë asnjë patronazhist në bordero!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.