Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata Tiranës e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, është arrestua në kryeqytet.
Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale J.Ç., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofto policia.