Gjithmonë e më shumë po afron ndeshja e Shqipërisë kundër Anglisë. Kuqezinjtë do të përballen ndaj një skuadre që ka diferenca të mëdha me ne, por do të kërkojnë surprizën e madhe. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, ishte edhe Artan Pogoni. Ky i fundit kishte një parashikim shumë optimist për Shqipërinë në ecurinë e kualifikueseve të Botërorit.
“Unë kam vendosur një bast, flas për një bast njerëzor. Unë them se Shqipëria merr 16 pikë në këtë grup. Me Andorrën ne marrim 6 pikë, me Letoninë marrim 6 pikë dhe me Serbinë fitojmë 3 pikë, një fitore dhe një humbje me Serbinë, shkojmë 15 pikë. Ndeshjen e fundit e kemi me Anglinë në shtëpinë tonë, duke ditur se Anglia në ndeshjen e fundit e ka kryer punën e saj, do të ketë pak tolerancë prej saj. Kjo është hipotetike, por ne mund të dalim me 16 pikë nga ky grup”, tha Artan Pogoni.