Kreu i PD-së Sali Berisha, pasi u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Andi Harasani, iu drejtua socialistëve duke u thënë se duhet të kërkojnë ndjesë se e larguan nga partia.
“Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë.
E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politika që riuninë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë”, tha Berisha.
Në përgjigje, Spiropali tha: “Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.”