• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ceno Klosi përjashtoi Petro Koçin nga lista”, Berisha: Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidatët në bashkëpunim me klanet e krimit!

03/12/2025
in Aktuale, Politikë
“Ceno Klosi përjashtoi Petro Koçin nga lista”, Berisha: Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidatët në bashkëpunim me klanet e krimit!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kreu demokrat Sali Berisha, ka deklaruar se sot do të marrin vendimmarrjen më të rëndësishme të këtyre katër viteve, atë të kandidaturave që kjo forcë politike do të paraqesë para elektoratit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Berisha e ka cilësuar procesin në PD transparent, ndërsa e krahasoi me atë të PS, duke thënë se “ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri.”

Ai tha se nga kampi i PS-së “janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë politikë të botës së krimit, apo me kushëri apo kushërira.”

Berisha: Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Kryesisë së PD-së! Sot kemi vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari, në miratimin nga kjo Kryesi, të kandidaturave që PD do të paraqesë para elektoratit shqiptar, së bashku me koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore”.

Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD-së, drejtuesve të saj në degët e PD dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund tu them unë, se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së “Shqipëria Madhështore”.

Ky është procesi më transparent i zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD-së, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare.

Por, këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të rëndësishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.

Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat përveç partisë pa PD, përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar.

Dhe, kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën Shqipëria Madhështore dhe PD, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë.

Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri.

Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë politikë të botës së krimit, apo me kushëri apo kushërira.

Related

Tags: Ballukulistatsali berisha
Previous Post

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZH, mbështetje financiare në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE

Next Post

“Limitet kanë kaluar”/ Debatet me Gertën, motra e Rozanës: E preku te pika e dobët

Lajme të ngjashme

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
  •  Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur …
  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.