• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri akimojnë vendimin! Caktohet gjyqtarja në Apelin e Posaçëm

03/13/2025
in Kronikë, Slider
Në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri akimojnë vendimin! Caktohet gjyqtarja në Apelin e Posaçëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, kanë ankimuar masën e sigurisë arrest me burg, vendim i lënë në fuqi nga GJKKO, pasi akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Apeli i GJKKO ka regjistuar sot 13 mars 2025, ankimimin e tyre, ndërsa është caktuar sipas shortit edhe gjyqtarja e çështjes, Tereza Merkaj.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve S.R., A.B., B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Tereza Merkaj.

AKUZAT E SPAK

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

KRIMET PËR TË CILAT AKUZOHESHIN BAJRAJT NË 2018

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Related

Tags: GJKKOGrupi Bajri
Previous Post

“Shpërdorim detyre” në dy raste, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron. Konfiskohen 2 pronat që do kalonin për investime strategjike

Next Post

Berishës i ikën nga koalicioni një tjetër parti, tërhiqet Aleanca Arbnore Kombëtare

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.