• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, nuk kursen kritikat për disa bashki: Vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor!

03/18/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, nuk kursen kritikat për disa bashki: Vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit Social, ku foli ndër të tjera për arritjet, prioritetet dhe investimet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bazuar në analizën mbi rezultatet e deritanishme, prioritetet strategjike dhe investimet e ardhshme për të garantuar strehim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë, ministri tha se ky sektor ka ende vend për më shumë punë.

Gonxhja nuk kurseu kritikat as për disa bashki, stafin e tyre madje edhe për kryebashkiakë.

Ai tha se disa nuk kanë informacion të plotë mbi programin e strehimit, duke bërë që në këtë sektor të ketë mangësi dhe vonesa si për shembull, disa qytetarë nuk kanë marrë ende banesat nga programi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Për këtë arsye ministri bëri thirrje që të institucionet lokale dhe qendrore të bashkëpunojnë në mënyrë që mos ketë më vend dhe hapësire për gabime.

Gonxja: Strehimi social është një nga sektorët që për mendimin tonë me analizat që kemi bërë ka pasur mangësi dhe i ka munguar një informacion i plotë për qytetarët.

Shumica e qytetarëve nga anketimet tona, nuk e kanë të gjithë informacionin përkundrazi janë të keqiformuar mbi këtë sektor. Nga ana tjetër kemi vënë gjithashtu re qe edhe bashkitë dhe bashki kryesore të vendit, stafet e tyre, ndonjëherë edhe vetë kryebashkiakët e them me keqardhje, se me siguri nuk është një gjë që ka të bëjë me mungesë e vëmendjes apo vullnetit tyre, por vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor dhe mbi programet e shumta që ka qeverisja vendore.

Nëse bëhemi një skuadër, një forcë e përbashkët për të përballuar këtë problematikë të fortë që është e një jetik për qytetarët, do të ishim edhe më të fuqishëm. Do kishim më tepër mundësi, më shumë sukses dhe më tepër akses në aplikime të shumta që janë disponibël s ai takon që janë dhe financime të huaja, programe të huaja, kredi me interesa të ulëta dhe me avantazhe që janë për projekte ose propozime që mund të bënim ne dhe ju si bashki së bashku për këtë sektor. Ne e dimë të gjithë rëndësinë që ka kjo e drejtë fiziologjike, kjo është një e drejtë e njeriut, strehimi e drejtë jetike e familjes dhe e njeriut.

Në këtë aspekt vijmë nga një e shkuar jo shumë e largët që lidhet me rindërtimin, problematikë e madhe që na përballi me këtë emergjencë, sepse asnjëherë nuk dihet magnitude që sjell një tërmet dhe kjo na ka marrë shumë kohë, vite, na ka marrë dhe shumë kapacitete në kuptimin dhe të adminsitartës që janë angazhuar për tu marrë me një problematikë që nuk ka qenë e preventivuar në ato parashikime që zakonisht bëhen në nevojat që ka buxheti. Vijmë me një problematike, megjithëse është trajtuat në masën me të madhe lë akoma pasoja për s ai përket strehimit. Mund të ketë pasur një kryefamiljar që nuk është më, vonesë në ndërtimin e një objekti.

Sukses i jashtëzakonshëm, marrim shembull Italinë, i ka marrë 30 e më shumë vite kohë që të marrin veten nga tërmeti, aq më tepër nuk kanë marrë shtëpi pa pagesë siç është bërë këtu.
Nga 2018 e këtej një reforme e strehimit social, fondi prej 3% i strehimit special që vjen nga zhvilluesit privat në bashki, ky është lajm i mirë. Nuk kemi inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arritur, ky është lajm i keq.

Related

Tags: Ministri GonxjaStrehimi social
Previous Post

Rama inspekton Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në një aset strategjik të NATO-s! Modernizimi i FA, prioritet kyç për sigurinë kombëtare

Next Post

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, dedikimi romantik i Princ Lekës! Si nisi romanca mes çiftit mbretëror dhe divorci i bujshëm nga Elia Zaharia

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.