Pak muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik.
Finalistja Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën.
Në audio, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës teksa shprehet se nuk ka më interes për Sarën.
Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët: “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.
Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet.
Ndërkohë, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka.
Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.
Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
“E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.
Megjithatë, boksieri ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.
“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.
Pas këtij reagimi, Xheneta Fetahu ka publikuar një video të re në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.
Xheneta thekson se Driloni ka pranuar që ka pasur interes për të luajtur, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ashtu edhe jashtë saj.
“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”, tha Xheneta.
Ajo gjithashtu mohoi kategorikisht se ngjarja kishte ndodhur vetëm një javë pas daljes së Drilonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke theksuar se ai kishte vazhduar të kontaktonte me të deri para disa ditësh.
“Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,” shtoi Xheneta, duke theksuar se ajo është në dijeni të më shumë materialeve që mund të publikohen në të ardhmen.
Xheneta ka mbyllur videon me një thirrje për Drilonin dhe menaxherin e tij, duke kërkuar që të ndalin mashtrimin dhe të mos përpiqen të manipulojnë opinionin publik: “Keshtu qe te kisha përshëndet dhe te kisha thënë mos e rrej, mos e mashtro popullin, se unë vetëm me fakte flas”.