Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar qeverinë e Edi Ramës për varfërimin progresiv të pensionistëve shqiptarë dhe për politikat antisociale që kanë çuar në një rënie të mirëqenies së tyre.
Ai ka theksuar se pensionistët shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë dhe se pensionet e tyre janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane. Blushi ka paralajmëruar se vota e pensionistëve më 11 maj do të jetë një mundësi për të ndëshkuar qeverinë aktuale dhe për të mbështetur dyfishimin e pensioneve, si dhe miratimin e pensionit të 13-të me ligj.
Ai ka paraqitur programin e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili garanton përmirësime të mëdha në trajtimin e pensionistëve, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe mbulimin e plotë të shpenzimeve mjekësore për ta.
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:
Varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë nga politikat antisociale të Qeverisë grabitqare të Edi Ramës vijon me ritme dramatike.
Niveli i varfërisë së pensionistëve shqiptarë, fillon nga 6.3 Euro/ditë që është niveli i varfërisë absolute dhe deri në 1 Euro/dita në nivelin e varfërisë ekstreme, duke ju pamundësuar jo vetëm përballimin e kostos së lartë të jetesës, por as nevojat më bazike ushqimore, përfshi ilaçet dhe faturat e kripura të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Pensionistët shqiptarë janë sot më të varfërit e kontinentit, sepse të ardhurat e tyre minimale janë 6 here me te ulta se mesatarja europiane por ata perballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares europiane.
Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.
12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është 47% e pagës minimale.
Në vitin 2013 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në zonat rurale ishte 38 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit është 28% e pagës minimale. Per te rritur mireqenien e pensionisteve do te duhet te rriteshin pensionet se pari per indeksimin e plote te çmimeve te artikujve ushqimore ne masën 68% per periudhën 2013-2024, si dhe mbi kete rritje edhe rritjen e tyre ne nivelin 40% si rezultat i rritjes reale ekonomike si per pensionin e qytetit dhe te fshatit
Aktualisht nje pension mesatar i qytetit i indeksuar plotesisht per shporten ushqimore dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 29,400 leke ne muaj, ndërsa një pension mesatar i fshatit do te duhej te ishte 15 600 leke ne muaj
Aktualisht Qeveria i ka borxh ne muaj secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro ne vit, ndërsa secilit pensionist ne fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504 Euro ne vit te munguara për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike
Më 11 Maj vota e pensionistëve shqiptarë do jetë jo vetëm një votë për ndëshkimin e Edi Ramës që 12 vite në pushtet i pati të gjitha mundësitë për të rritur mirëqenien e tyre dhe që vit pas viti i varfëroi më shumë, por edhe një votë për dyfishimin e pensioneve dhe barazimin e tyre me mesataren e vendeve te rajonit, që garantohet nga programi i shkëlqyer i koalicionit fitues, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Vota më 11 maj për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është gjithashtu votë për miratimin me ligj të pensionit të 13-të.
Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe nesër në qeverisje, prioriteti ynë madhor do të jetë indeksimi i plotë i masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
Vota e pensionistëve shqiptarë për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për rritjen e mirëqenies së tyre!
Faleminderit!