Teksa opozita është përqëndruar te fushata e zhurmshme, e kundërta po ndodh në kahun e majtë. Ajo çka vihet në re, fjalë pak e punë shumë, është kryetarja e Bashkisë së Dimalit Juliana Memaj. Mjafton të bësh një monitorim në profilin e saj në facebook dhe vëmendja kryesore është ndaj biznesit.
“Vizitë në “Lila Agriculture” në Poshnje, ku tregtojnë pesticide e fara për bujqësinë dhe falë punës kanë arritur që të tregtojnë produktet e tyre me pakicë dhe shumicë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë.
Zyra jonë e asistencës në Bashkinë Dimal është gjithmonë në shërbim të fermerëve për t’i asistuar për problematikat që ata kanë.”- Shkruan Memaj.
Kjo politikë e kryebashkiakes vërehet në çdo postim teksa prej kohësh viziton nga afër të gjithë sipërmarrësit duke i ofruar atyre mbështetje të mëtejshme!