Investimet për thellimin dhe zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, siguron të shtoj vaditjen e tokave bujqësore në Maqil.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.
“Po vijojnë punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km”, tha Denaj.
Denaj theksoi se, përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.
Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve zhvilloi takime me PL-në! Reagon Meta nga qelia: Votimet, jetike për integrimin europian të Shqipërisë!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njofton përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, se ambasadori, Lamberto...