• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve zhvilloi takime me PL-në! Reagon Meta nga qelia: Votimet, jetike për integrimin europian të Shqipërisë!

04/07/2025
in Aktuale, Politikë
Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve zhvilloi takime me PL-në! Reagon Meta nga qelia: Votimet, jetike për integrimin europian të Shqipërisë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njofton përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, se ambasadori, Lamberto Zannier, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 Majit zhvilloi sot takime me Partinë e Lirisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga qelia, Meta thotë se zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm.

“Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër”, shkruan Meta në Facebok.

Postimi i plotë

Kënaqësi e veçantë që Ambasadori, Z. Lamberto Zannier, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 Majit nisi sot me Partinë e Lirisë takimet me forcat politike.

Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.

Përfaqësuesit e PL theksuan se këto probleme shumë të rënda janë derivate të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Edi Rama, i cili kërkon të mbajë me çdo kusht Narkopushtetin duke manipuluar zgjedhjet dhe duke përdorur shtetin në funksion të shit-blerjes së votave dhe shantazhit ndaj votuesve.

Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria, pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë i shprehën Ambasadorit Zannier gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje.

Related

Tags: Ilir MetaKreu i Misionit të OSBE/ODIHRPL
Previous Post

“Skënder Gega ka një veçori të madh si trajner”, Zhupa tregon “sekretin e suksesit”: I merr lojtarët një për një dhe i bën psiko-analizë

Next Post

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, po Tirana paguan 95 mijë euro rroga mujore”! Dabulla kundër Bledi Shkëmbit: E nxori edhe Dinamon nga kategoria

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

by redaktor2
07/04/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të. Spiropali thotë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

by redaktor2
07/04/2025
0

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.