• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Seriali “Adoleshenca”Analizë e një reflektimi tragjik (jo thjesht kinematografik)

04/08/2025
in Slider, Sociale
Seriali “Adoleshenca”Analizë e një reflektimi tragjik (jo thjesht kinematografik)
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Dr. Klaudia Hasanllari

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Eskperte për Kriminologjinë dhe Bullizmin Online

Seriali Adoleshenca, me një ndërthurje artistike të realizmit dhe abstraktes, teksa eskalon konfliktin e brendshëm të protganostit, zhvendos problemin nga një krah në tjetrin, duke evidentuar qartë problematikat sociale të dhunës, izolimit dhe kriminalitetit mes fëmijëve.

Seriali “ngacmon” anën e errët dhe komplekse të adoleshentëve, përmes një katërmbëdhjetë vjeçari që vret bashkëmoshataren e tij. Përmes një rrëfimi provokues, seriali fton reflektimin social dhe psikologjik mbi faktorët që ndikojnë jetën e të rinjve, por edhe pasqyron pasojat fatale të agresivitetit të pakontrolluar, bullizmit dhe traumave emocionale të pashëruara. Ngjarjet portretizojnë presionin që shoqëria vendos mbi adoleshentët po aq sa thekson edhe rolin familjes, shkollës dhe të gjithë zinxhirit ndërinstitucional.

Në qendër të serialit qëndron një adoleshent që paraqitet si një individ i izoluar, pavarësisht asaj që mund të shfaqte në rrjete sociale. Ai lufton për të krijuar vendin e vet mes shokëve, të cilët kanë pasur ndikimin e tyre në zhvillimin e konfliktit. Gjatë terapisë shihet qartë dhimbja emocionale dhe sensi i të ndjerit “i padukshëm” që adoleshenti ka ndier për një kohë të gjatë. Ky konflikt i brendshëm reflekton pasojat e vërteta të këtij lloj izolimi tek adoleshentët. Në një shoqëri ku “mikëpritja sociale” është detyrimisht e varur nga aftësia e të riut për tu përshtatur, për t`u bërë një me turmën, për të mos qënë autentik, bën që shumë prej tyre të bien pre e bullizmit e akteve të dhunës, e në raste tjetra të kthehen në agresorë.

Bullizmi është një tjetër aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve. Viktima vendoset në rolin e bullizueses, kontribuon në zhvillimin e zemërimit të autorit, duke na ofruar panoramën zinxhir të të bullizuarit që shndërrohet në dhunues dhe autor. Kështu ekspozohet agresivisht qarku i rrezikshëm i dhunës, ku viktima dhe autori marrin rolet e njëri tjetrit në përpjekje për te fituar pushtetin dhe kontrollin mbi jetët e tyre.

Ngjarja tregon qartë edhe se si vetë shkollat, familjet dhe komunitetet shpesh bëjnë një sy qorr përballë këtij bullizimi, pa marrë parasysh pasojat e intimidimit fizik dhe social që ai sjell në jetën e të rinjve. Në këtë formë evidentohet qartë roli `spektatorëve`, ata që në rolin e dëshmitarëve social nuk bëjnë asgjë për parandalim, duke ngritur një këmbanë alarmi për ndërgjegjjen sociale dhe institucionale në parandalimin e akteve të dhunshme.

Shkojmë kështu tek dështimi i rolit të të rriturve dhe institucioneve, si një tjetër element që shtrohet gjatë zhvillimit të ngjarjeve. Mësuesit, shërbimet psiko sociale dhe madje dhe vetë prindërit shfaqen të paditur për vështirësitë emocionale të autorit ose thjesht të shkëputur nga bota e tij e brendshme. Kjo shkëputje tregon qartë mungesën e një ure komunikimi mes sjelljeve të adoleshentëve dhe reaksionit të të rriturve për t`i adresuar këto sjellje në kohën dhe formën e duhur.

Nga ana tjetër, një element që nuk trajtohet në masë është brishtësia e shëndetit mendor dhe emocional të adoleshentëve. Protagonisti, gjatë bisedës me terapisten reflekton qartë probleme të theksuara të shëndetit emocional si dhe paaftësi për të punuar me emocionet e tij në mënyrë të shëndetshme. Kjo paaftësi e bën që të shprehet në mënyrë të dhunshme dhe agresive.

Duke evidentuar këto problem të protagonistit, “Adoleshenca” thërret për vëmendje maksimale strukturat e shëndetit mendor për adoleshentët dhe të gjitha instancat që mund të ndihmojnë në zhvillimin e tyre personal dhe emocional. Portretizimi i shëndetit mendor në këtë rast nuk realizohet përmes ndjeshmërisë emocionale, por përmes thellësisë dhe ngacmimit të reaksionit, duke e bërë edhe më të qartë lidhjen mes traumës së pashëruar dhe dhunës.

Seriali gjithashtu godet kulturën maskiline, pritshmëritë e shoqërisë për djemtë e rinj dhe mënyrën se si ata priten që të shprehin emocionet e tyre. Duke treguar se si protagonisti ka zhvilluar qasjen e një maskiliniteti toksik, seriali dëshmon presionin shoqëror tek djemtë, të cilët udhëhiqen për të mos i trajtuar emocionet e tyre me ndjeshmëri, por me dhunë dhe agresivitet. Në këtë optikë, seriali “heton” përfshirjen e çështjeve gjinore dhe ndikimin e tyre, me qëllim adresimin e mizogjinisë dhe çështjeve të ngjashme me bazë gjinore.

Me sa duket, adoleshenti protagonist i këtij seriali shërben si një udhë eksplorimi e lojës së aktorëve të vërtetë në jetën e adoleshentëve, familjes, prindërve, fqinjëve, mësuesve, policisë, shërbimeve psiko sociale, sistemit gjyqësor dhe atij penitencial e të tjerë.

Ky adoleshent sfidon shikuesin që të rikonsiderojë fajtorët dhe krahët e të drejtës. Ai vendos theksin në rëndësinë e empatisë, pavarësisë emocionale, zhvillimin personal të fëmijëve dhe përgjegjësinë e pashmangshme të çdo të rrituri, kur një adoleshent bie në kontakt me drejtësinë!

Related

Tags: Klaudia HasanllariSeriali "Adoleshenca"
Previous Post

T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni i banesës, ndërron jetë i moshuari një vit pas ngjarjes! U gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm

Next Post

Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit

Lajme të ngjashme

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

by redaktor2
06/03/2025
0

Një tjetër yll i vogël është ngjitur në skenë dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë! Rigers Lloha, fitues...

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

by redaktor2
06/02/2025
0

Fundjava e fundit e majit do të sjellë në zemër të Zvicrës një ngjarje kulturore të veçantë për komunitetin shqiptar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit
  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 …
  • “E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serb…
  • Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi …
  • Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fo…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.