Ish-kryeministri Sali Berisha , në një komunikim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, komentoi vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, për të cilën tha se ishte një vizitë pozitive.
“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj.”, tha Berisha.