• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Policia e Tiranës arreston tre persona pasi posedonin lëndë narkotike, në pranga edhe një 29-vjeçar për kanosje

04/10/2025
in Kronikë
Policia e Tiranës arreston tre persona pasi posedonin lëndë narkotike, në pranga edhe një 29-vjeçar për kanosje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtoria e Policisë Tiranë njofton se janë arrestuar 3 persona pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën lëndë narkotike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

-A. Ç., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine;

-E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi;

-E. D., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi Kokaine.

Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 32-vjeçare, me mesazhe në rrjete sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. M., 51 vjeç, A. S., 59 vjeç dhe Ç. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;

-O. Dh., 53 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 39-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një 40-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 50 vjeç dhe H. C., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Sh. A., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar, me armën e zjarrit të cilën e posedonte me leje. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 37-vjeçarit, për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. S., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Related

Tags: arrestimePoliciaTirane
Previous Post

Anija muze Art Explora ankorohet në Durrës, Rama: Që prej ardhjes së Macron në Elize, vëmendje e shtuar e Francës ndaj Shqipërisë! Moment i rëndësishëm për qytetin bregdetar

Next Post

I solli Shqipërisë medalje ari në mundje, ja sa përfiton Valiev (Shifra)

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.