• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Durrës/ Arrestohet një nga të kërkuarit për mashtrim me TVSH, i përfshirë në skemën me dëm 3 milionë euro

04/11/2025
in Kronikë
Durrës/ Arrestohet një nga të kërkuarit për mashtrim me TVSH, i përfshirë në skemën me dëm 3 milionë euro
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia ka vendosur në pranga një shtetas të shpallur kërkim, i cili akuzohet se i ka shkaktuar shtetit 3 milion euro dëm, së bashku me 6 persona të tjerë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale L. T., banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në kuadër të operacionit të koduar “Skema”.

Gjatë operacionit “Skema”, të zhvilluar 6 muaj më parë, u identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore.

Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Ndërkohë vijon për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Operacioni “Skema”, i zhvilluar 6 muaj më parë, identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në kuadër të operacionit të koduar “Skema”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related

Tags: arrestimeDurresPolicia
Previous Post

Drejtori i ARRSH paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët

Next Post

Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”: Duhet të rrisim një brez të ditur, me moral dhe të aftë profesionalisht

Lajme të ngjashme

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

by redaktor2
05/29/2025
0

Babai i Ilaria Sulës, vajzës së re që u godit me thikë nga ish-i i saj dhe u hodh në...

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

by redaktor2
05/29/2025
0

Seanca paraprake për protagonistët e pjesës së dytë të hetimit për të ashtuquajturën “mafia Viterbese” është shtyrë deri në korrikun...

“Në zonën ‘5 Maj’ Xhoni Rusta më ndoqi, hapa zjarr”, dëshmia e Alibej në GJKKO: Rrija në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait

“Në zonën ‘5 Maj’ Xhoni Rusta më ndoqi, hapa zjarr”, dëshmia e Alibej në GJKKO: Rrija në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait

by redaktor2
05/29/2025
0

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka zbardhur në GJKKO episode të rëndësishme që lidhen me aktivitetin kriminal të një...

Operacioni në Belgjikë/ SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë e kapur

Operacioni në Belgjikë/ SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë e kapur

by redaktor2
05/27/2025
0

Policia belge njoftoi të martën, më 27 maj 2025, shkatërrimin e një rrjeti italo-shqiptar të trafikut të drogës që importonte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit
  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 …
  • “E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serb…
  • Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi …
  • Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fo…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.