• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”: Duhet të rrisim një brez të ditur, me moral dhe të aftë profesionalisht

04/11/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”: Duhet të rrisim një brez të ditur, me moral dhe të aftë profesionalisht
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj, mori sot titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti publik “Kadri Zeka” i Gjilanit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përtej vlerësimit personal, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë nderim një përgjegjësi për të mbështetur me çdo formë të mundshme atë që ky universitet dhe çdo institucion shqiptar i arsimit të lartë përfaqëson dhe një përgjegjësi të përbashkët për arsimin dhe brezat e ardhshëm.

“Ne duhet të rrisim një brez të ditur, një brez me moral, një brez të aftë profesionalisht, me ndjenjën e përkatësisë, përgjegjësisë dhe interesit kombëtar”,  deklaroi Presidenti Begaj gjatë fjalës me rastin e pranimit të titullit “Doctor Honoris Causa”.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për shfrytëzimin e potencialeve për një arsim cilësor, për përgatitjen e njerëzve të aftë dhe me vlera dhe për investime në dije: “Nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, një të ardhme të përparuar dhe një të ardhme të denjë për brezat që vijnë, nuk ka rrugë tjetër përveç edukimit cilësor.

Ndërsa renditi sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë shqiptar, Presidenti Begaj i mëshoi domosdoshmërisë për përgatitjen e profesionistëve të zotë, njerëzve të ditur dhe me integritet: “Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, më shumë diploma apo më shumë programe studimi, por na duhen më shumë, më shumë njerëz të aftë. Na duhen më shumë shkencëtarë, më shumë sipërmarrës, më shumë mendimtarë dhe më shumë udhëheqës të përgjegjshëm, të cilët mendojnë për gjeneratën tjetër”.

Duke iu referuar ritmit me të cilin bota po ndryshon nga inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e përgatitjes së një shoqërie konkurrente. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit çmoi investimet në arsim si një mundësi e rëndësishme zhvillimi: “Sot teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një filtër për ndarjen e kombeve: në ato që do të udhëheqin dhe ato që do ta ndjekin nga pas. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të jenë vetëm ndjekëse, nuk mund të jenë konsumatorë pasivë të dijeve dhe teknologjisë që prodhohet diku tjetër. Ne duhet të jemi kontribuues aktivë, por për këtë na duhet një rini e përgatitur, e arsimuar, e edukuar dhe e aftë, një brez që jo vetëm përdor teknologjinë, por që zhvillohet dhe krijon të ardhmen e saj”.
Duke iu referuar suksesit të shqiptarëve në mjekësi, në shkencë, art, teknologji apo diplomaci, Presidenti Begaj theksoi se ata ia dolën sepse investuan te vetja, te dija dhe vlerat e tyre.

“Çdo brez i shqiptarëve që ka ecur përpara, ka ecur përmes dijes, jo përmes fatit apo rrethanave të favorshme”, – nënvizoi Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë si leksionin më të madh për të ardhmen.

Për të mos humbur këto mendje të ditura, Kreu i Shtetit bëri apel për krijimin e mundësive që investimi i tyre t’i shërbejë shoqërisë shqiptare: “Ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë një mjedis ku dijet dhe aftësitë të kthehen në veprim, në ndikim real për shoqërinë tonë. Një komb që ka një rini të shkolluar, është një komb që nuk mund të ndalet. Një komb që investon te rinia e tij, është një komb që shkon i sigurt drejt sukseseve dhe drejt arritjeve”.
Pas ceremonisë së pranimit të çmimit “ Doctor Honoris Causa”, Presidenti i Republikës, së bashku me drejtuesit e universitetit publik “Kadri Zeka”, mbolli një pemë në oborrin e rektoratit. Gjithashtu, Presidenti Begaj zhvilloi edhe një vizitë në shtëpinë muze të heroit Rexhep Mala.

Related

Tags: “Honoris Causa”Bajram BegajGjilan
Previous Post

Durrës/ Arrestohet një nga të kërkuarit për mashtrim me TVSH, i përfshirë në skemën me dëm 3 milionë euro

Next Post

Hapja e fushatës/ Ilir Meta mesazh nga burgu: Asnjë izolim fizik sado ekstrem nuk do më ndalë! Sonte është fillimi i betejës finale! Fizikisht nuk do të jem, por…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.