• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: Bulevardi i Ri, një hapësirë e jashtëzakonshme e qytetit me një super projekt

04/11/2025
in Aktuale, Politikë
Veliaj: Bulevardi i Ri, një hapësirë e jashtëzakonshme e qytetit me një super projekt
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje situatën tek ish-stacioni i trenit para investimit për ndërtimin e Bulevardit të Ri. Ai shprehet se ata të cilët ishin në detyrë më herët kishin ngulur vetëm një tabelë. Veliaj shton se u rikuperuan 4 vitet e humbura kot prej gjumit dhe u arrit që të transformohej një hapësirë e jashtëzakonshme e qytetit me një super projekt.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryebashkiaku Veliaj thotë se sot po kuptohet se sa i nevojshëm ishte zgjatimi i Tiranës drejt Bulevardit të Ri dhe se sa i rëndësishëm ishte vendimi për të zhvilluar këtë zonë të qytetit duke planifikuar të ndërtohen aty edhe zyrat e administratës së Bashkisë së Tiranës, muze apo salla koncertesh.

“Më kujtohet dita kur nisëm punë për Bulevardin e Ri dhe në hyrje të tij, tek ish Stacioni i Trenit, gjetëm vetëm një tabelë. Në 4 vjet, ata që ishin para nesh në detyrë, aq punë kishin bërë: kishin ngulur një tabelë. 🚏
8 vjet më vonë, pas një pune të përditshme, të bërë me përkushtim e pasion, jo vetëm rikuperuam 4 vitet e humbura kot prej gjumit 💤, arritëm që të transformojmë një hapësirë të jashtëzakonshme të qytetit, me një super projekt, i cili që tani ka krijuar boshtin e asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes. Prej disa kohësh në këtë zonë po ndërtohet Tirana e Re, ajo e fin-tech, me biznese, zyra, institucione të rëndësishme e banka, të cilat po vendosen në Bulevardin e Ri, si zona më mikluese për të investuar. 🥰
Sot po e kuptojmë se sa i nevojshëm ishte zgjatimi i Tiranës drejt Bulevardit të Ri dhe se sa i rëndësishëm ishte vendimi për ta zhvilluar këtë zonë të qytetit, e sidomos duke planifikuar të ndërtojmë aty edhe zyrat e administratës së Bashkisë së Tiranës, muze apo salla koncertes, si një mënyrë për t’i dhënë akoma më shumë jetë.
E s’kam si ta fsheh kënaqësinë se me ndihmën e Fondit të Katarit, në fund të bulevardit do të kemi edhe një shesh fundor, një tjetër super projekt për qytetarët, i cili do të jetë edhe xhevahiri i Tiranës së 100 viteve të ardhshme 🤝🏻❤️”, shkruan Veliaj.

https://www.facebook.com/share/p/16KN5r9dik/?mibextid=wwXIfr

Related

Tags: Bulevardi i RiErion Veliajsuper projekt
Previous Post

Komentet në ‘BBVA’, Dea Mishel: Njerëzit ishin të padrejtë me mua, më sulmonin kot

Next Post

Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill/ Reagon Rama: Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

by redaktor2
08/05/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.