Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te mbikalimi i Paskuqanit. Dy këmbësore të cilat po kalonin trafikndarësen janë përplasur nga një makinë.
Njëra prej tyre, Lena Stafa ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër, Hatije Muca, ka mbetur e plagosur. Sipas njoftimit të policisë 66-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.