• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga godina e Gjykatës së Lartë e deri te Muzeu i Artit Modern, Veliaj tregon projektet e reja që do të ndërtohen te Bulevardi i Ri

04/13/2023
in Politikë, Slider
Nga godina e Gjykatës së Lartë e deri te Muzeu i Artit Modern, Veliaj tregon projektet e reja që do të ndërtohen te Bulevardi i Ri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë fjalës së tij, në konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e projektit fitues për Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitave në Bulevardin e Ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tregoi edhe disa institucione të tjera që do të vendosen në atë zonë. Ato do të jenë godinat e Gjykatës së Lartë dhe Muzeut i Artit Modern, përfshirë këtu edhe një ndërtesë të re administrative e Bashkisë së Tiranës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Disa prej institucioneve të drejtësisë do të kalojnë te Bulevardi i Ri. Kemi piketuar hapësirën ku do të jetë godina e re e Gjykatës së Lartë dhe jemi duke piketuar hapësirën për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Tiranës. Sot institucionet janë të shpërndara, çka shton trafikun dhe ecejaket në qytet, ndërkohë duke i sjellë në Bulevardin e Ri ulin pak presionin që ka Tirana e vjetër. Kemi një plan në prag të miratimit për të zhvendosur zyrat administrative të Bashkisë së Tiranës te Bulevardi i Ri. Nëse jemi ne të parët që zhvendosemi aty, shtojmë besimin te investitorët dhe operatorët e tjerë për t’u transferuar edhe ata te Bulevardi i Ri. Godina aktuale e Bashkisë së Tiranës do të ruajë selinë tradicionale, ku do të bëjmë pritjet dhe përcjelljet protokollare. Ndërkohë, administrata do të transferohet në një ndërtesë ultra moderne te Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se në Bulevardin e Ri do të ndërtohet edhe Muzeu i Artit Modern. “Tirana, si Kryeqyteti Europian i Rinisë vitin e kaluar, dhe sot i Qyteti Europian i Sportit, e nesër potencialisht i Kulturës, ka nevojë të shtojë hapësirat kulturore. Sado që Galeria e Arteve po rikonstruktohet dhe do të shtohet në volum, sado që Tirana ka hapur një Galeri të qytetit, për të promovuar talentet e reja, nuk mjafton. Siç kemi prurje rezidenciale, kemi edhe prurje krijuese, kemi një kreativitet të jashtëzakonshëm që na duhet ta akomodojmë në hapësira të reja. Në Bulevardin e Ri jemi duke piketuar hapësirën që do jetë muzeu ‘Moma’, Muzeu i Artit Modern në Tiranë. Ndërkohë, jemi duke bërë një plan për një shesh ceremonial, në fund të Bulevardit të Ri, siç është sheshi Nënë Tereza në krahun tjetër”, bëri me dije Veliaj.

Related

Previous Post

Shpërthimin me tritol në Vaun e Dejës, Gjiknuri: Foltorja e ka traditë të akuzojë kundërshtarët, drejtësia të hetojë

Next Post

“Shqiptarët po largohen!”, Meta: Plani ynë do të ndihmojë në uljen e kostos së jetesës

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.