Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka vijuar me ironitë ndaj Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së PD-së.
Rama ka postuar një foto montazh, teksa në një kullë me dy ‘penxhere’ duket në njërën LaCivita dhe në tjetrën një buf.
Diçitura e Ramës sqaron se Latifi (LaCivita) mezi po pret të mbarojnë zgjedhjet më 11 maj dhe të marrë lekët e Bufit (Berishës) dhe të ikë nga sytë këmbët.
