Apeli i Posaçëm ka miratuar vendimin e Shkallës së parë për Dedan Gjoni, Algert Rapi, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.
Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, dhe 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.
Ata akuzohen se do të vrisnin Xhevdet Plakun.
Prokuroria e Posaçme në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin “kapo i drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën “Akili” ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.