• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

FMN sqaron arsyet e forcimit të Lekut: Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë! Rënia e Euros do të ishte më e madhe nëse…

04/16/2025
in Ekonomi, Slider
FMN sqaron arsyet e forcimit të Lekut: Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë! Rënia e Euros do të ishte më e madhe nëse…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndërhyrjet e herëpashershme të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një studim i ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se, në rastet kur tregjet janë të cekëta, ndërmjetësit financiarë mund të kenë kapacitet të kufizuar për të absorbuar tepricat e kërkesës ose ofertës për valutë.

Këto goditje mund të shkaktojnë devijime të rëndësishme të kursit të këmbimit nga vlera themelore, me implikime për stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Ekspertët e FMN theksojnë se, me një volum vjetor prej rreth 11 miliardë dollarësh amerikanë, tregu valutor në Shqipëri mund të konsiderohet i cekët krahasuar me mesataren e xhiros në tregjet në zhvillim, prej rreth 52 miliardë dollarësh në vit.

Për herë të parë, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun e brendshëm valutor, me qëllim frenimin e mbiçmimit të mëtejshëm të Lekut.
Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.

Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.

Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kursi mesatar i këmbimit euro lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

Analiza e ekspertëve të FMN konkludon se kursi i këmbimit duhet të vazhdojë të luajë rolin e tij si amortizues i goditjeve të jashtme në ekonomi dhe ndërhyrjet në kursin e lirë duhen përdorur vetëm për të zbutur ndikimin e goditjeve që vijnë nga faktorë jothemelorë.

Modelet e vlerësimit të FMN-së tregojnë se mbiçmimi i Lekut ka qenë historikisht i nxitur kryesisht nga faktorë themelorë, ndërsa faktorët kalimtarë jothemelorë kanë luajtur një rol modest në disa episode.

Studimi rekomandon ruajtjen e regjimit të lirë të kursit të këmbimit, duke u mbështetur në politikat e normave të interesit si mjeti kryesor për stabilitetin e çmimeve.

Në rastet e goditjeve jothemelore, analiza sugjeron se ndërhyrjet mund të jenë të dobishme, duke ulur luhatshmërinë e inflacionit.

Megjithatë, autoritetet duhet të vlerësojnë me kujdes efektet e mundshme të pafavorshme nga ndërhyrjet (dhe nga akumulimi i mëtejshëm i rezervës valutore), duke përfshirë rreziqet për bilancin e bankës qendrore, transmetimin e normave të interesit dhe zhvillimin e tregut financiar./ Monitor

Related

Tags: FMNforcimiLeku
Previous Post

Tentuan të vrisnin Xhevdet Plakun, i njohur si “kapo” i drogës/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Next Post

Shehaj te berberi: Si në biznes edhe në politikë nuk janë të gjithë hajdutë, duhen larguar derisa gjen të ndershmin

Lajme të ngjashme

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit...

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë...

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

by redaktor2
06/19/2025
0

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë”/ Ana Lika zbulon problemin neurologjik: Vajzës i ndërpreva…
  • Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platfor…
  •  Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare t…
  • Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpuni…
  • BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi
  • U m*sakrua me thikë nga ish-bashkëshorti, autopsia e Gentiana Hudhrës: Shqiptarja me 17 plagë në tru…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.