Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka shkuar tek një berber dhe ka biseduar me pronarin dhe një klient. Klienti ngriti shqetësimin se falë mosbesimit ndaj politikanëve të tjerë, merr kosto edhe Shehaj.
Kreu i Mundësia u përgjigj duke i thënë se si sipërmarrës nëse kap dikë duke vjedhur në punë e largon nga puna, nuk e mban në punë duke thënë se të gjithë vjedhin.
Klienti: “Ideja është që duke qenë këta kështu, humb besimi edhe tek ty.”
Shehaj: “Ti je sipërmarrës apo jo. Kur punëson dikë edhe zbulon që të vjedh. Ti çfarë bën? Thua që këta qënkan të gjithë hajdutë? Jo! Ti e heq! E heq dhe merr një tjetër. Do thuash ti po nga do e dish që ai tjetri nuk do të të vjedhë në të njëjtën mënyrë.
Nuk e di çfarë do bëjë ai tjetri thua ti. Por ky më vjedh. Dhe këtë do ta largoj. Po më vodhi ai do e largoj dhe atë. Po më vodhi dhe tjetri do e largoj dhe tjetrin.
Njerëzit duhet të kuptojnë që nëse dikush nuk bënn punën që ti prisje që ai të bënte, gjëja e parë largohet.”
Kreu i partisë Mundësia, Shehaj deklaroi se ka një numër të madh sipërmarrësish. Sipas Shehajt, ka një Shqipëri që punon dhe që sakrifikon çdo ditë.
“Arsyeja pse jam këtu që më ftove dhe të falenderoj është për ti treguar opinionit publik që si puna ime dhe puna jote ka pafund. Janë shumica. E di sa ka si puna jonë apo jo. Ja më ktu jemi ne. Sipërmarrës, sipërmarrë, sipërmarrës.
Unë shkoj përditë flas me sipërmarrës. Ka një Shqipëri që punon. Ka një Shqipëri që sakrifikon. Ka një Shqipëri që siç the ti kur i shkon politikani dhe i thotë më voto mua ti se do të të ndihmoj unë, i thotë: ‘Aha… Për të më bërë nder mua do të shkosh në pushtet ti. Po jo mër se s’ta dua. Se unë ia dal me forcat e mia’” – shprehet Shehaj.
Agron Shehaj dhe Partia Mundësia i kanë kthyer takimet në biznese në shtyllën kryesore të fushatës së tyre për zgjedhjet e 11 majit. Mundësia garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe mban numrin 10.