Dr. Shkencash Mjekësore Petrit Gjorgji është një nga emrat më të respektuar në sistemin shëndetësor shqiptar, me një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë. I lindur në Radomirë të Dibrës, ai kreu arsimin fillor në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Bushtricë të Kukësit gjatë viteve 1986-1990. Në shtator të vitit 1990 nisi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, periudhë gjatë së cilës u përfshi aktivisht në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, duke aderuar më pas në Partinë Demokratike me shpresën për të ndërtuar një Shqipëri europiane.
Në vitin 1995 nisi punën si mjek familjar në vendlindje, ndërsa në qershor 2000 u transferua në Tiranë për të ndjekur specializimin në infektologji pranë QSUT, të cilin e përfundoi me sukses në vitin 2004. Më pas ka ushtruar profesionin si mjek infeksionist dhe internist në Qendrën Spitalore të Burgjeve deri në vitin 2010, duke shërbyer paralelisht edhe si mjek vullnetar në Urgjencën Polivalente të QSUT.
Falë përvojës dhe përkushtimit të tij, Dr. Gjorgji kaloi me kohë të plotë në Urgjencën e QSUT, ku punoi deri në korrik 2023, dhe aktualisht vijon të kontribuojë si specialist infeksionist në Spitalin Infektiv të QSUNT. Në vitin 2012 fitoi të drejtën për të ndjekur studimet e doktoratës në fushën e neuroshkencës, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2022.
Gjatë pandemisë së COVID-19, Dr. Gjorgji u bë një nga figurat më të përkushtuara në vijën e parë të luftës ndaj virusit, duke fituar mirënjohjen e pacientëve dhe familjarëve të tyre për humanizmin dhe profesionalizmin e tij të jashtëzakonshëm.
Sot, Dr. Petrit Gjorgji paraqitet si një nga figurat më të besueshme dhe të vlerësuara në garën për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Me një karrierë shembullore dhe integritet të lartë moral, ai përfaqëson jo vetëm vlerat e Partisë Demokratike, por edhe zërin e shumë qytetarëve që kërkojnë ndryshim, zhvillim dhe shpresë.
Votoni numrin 1 – Partinë Demokratike
Votoni Dr. Shk. M. Petrit Gjorgjin – mjekun e popullit, njeriun e besimit dhe përfaqësuesin e vlerave të vërteta.
