• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu prezanton paketa sociale: Subvencionim i sigurimeve për nënat me 3 apo më shumë fëmijë, 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave

04/17/2025
in Politikë, Slider, Sociale
Koçiu prezanton paketa sociale: Subvencionim i sigurimeve për nënat me 3 apo më shumë fëmijë, 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot në Dibër, Paketat Sociale që Qeveria ofron për çdo qytetar me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve.
Gjithashtu, tha ministrja “bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato familje që kanë realisht nevojë për mbështetje. Arritëm që ndërkohë të fusim edhe digjitalizimin e sistemit të shmangim ndërhyrjet në sistem. Bëmë të mundur që duke u aplikuar nëpërmjet një sistemi tërësisht të informatizuar kriteret të vlerësohen automatikisht dhe ndihma të shkojë vërtetë aty ku ka më shumë nevojë”.
Ajo vuri në dukje se u trefishua mbështetje ekonomike për të gjithë ato familje që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe përfitime të tjera financiare si subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, tarifave të shkollimit, tarifave të kopshteve të çerdheve, të gjitha të mbuluara nga shteti.
Ministrja deklaroi se në fokus të politikave qeverisëse është “ri-integrimi i anëtarëve të familjes që janë forcë aktive pune për t’i aftësuar dhe ri-integruar në tregun e punës. Janë plot 8006 individë nga skema e ndihmës ekonomike të cilët janë integruar në punë, duke bërë të mundur që të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre”.
Për personat me aftësi të kufizuara, Koçiu tha se janë reduktuar sot 75% e dokumenteve për përfitimin e mbështetjes financiare. “Kemi shumëfishuar diagnozat brenda aftësisë së kufizuar duke bërë të mundur që vërtetë të mbështesim ata që kanë nevojë për një përkrahje”.
Më tej, ministrja Koçiu deklaroi se “programet tona sociale nisin së pari me Programin Kombëtar të Subvencionimit të Pagesave të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për 10 mijë gra në mbështetje të mirërritjes së fëmijëve të tyre të vegjël. Për të gjitha ato gra që kanë 3 apo më shumë fëmijë dhe që rrisin fëmijët e tyre ne i kemi subvencionuar pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në një vlerë prej 125 milion euro nga buxheti i shtetit”.
Një tjetër program, vijoi ajo, është Politika e Bonusit të Bebes. “Bonusi i Bebes ka mbështetur çerek milionë bebe të sapo ardhura në jetë dhe ka gëzuar të gjithë familjet për t’u dhënë një mundësi që mirërritjen e tyre që në hapat e parë. Janë 100 e 50 milionë euro me të cilën kemi mbështetur të gjithë fëmijët që kanë ardhur në jetë nga vënia e kësaj politike nga viti 2019”.
Sipas saj, suksesi i reformës në shërbimet sociale ka qenë mekanizmi financiar i Fondit Social i cili ka mbështetur 61 bashkitë duke ofruar 84 shërbime të reja sociale në të gjithë vendin.
Koçiu deklaroi se rrjetin e shërbime sociale do ta shtojnë dhe me 40 shërbime të tjera të reja duke iu referuar hartës së shërbimeve sociale për të ofruar mbështetje për të gjitha kategoritë në nevojë. “Janë 44 mijë përfitues që përfitojnë nga shërbimet që ofrohen nëpërmjet Fondit Sociale. Do të çelim 20 ndërmarrje sociale për punësimin e grave dhe vajzave”, vijoi ministrja.
Sa i përket mbështetjes për fëmijët, Koçiu tha se ”kemi punuar së bashku me BE dhe kemi hartuar Programin e Garancisë për Fëmijët që është një program i hartuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, do ta bashkëfinancojmë me BE-në dhe do të bëjmë të mundur që 100 mijë fëmijë të aksesojnë shërbimet në të gjithë vendin”.
“Sigurisht që nuk mund të lëmë këtu pa përmendur edhe mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale. Për ta do të rrisim deri në dyfishim masën e përfitimit jo vetëm për fëmijët por edhe për nënat që kujdesen për ta . Jam e bindur që me busull standardet e Bashkimit Europian, do të bëjmë gjithçka që të gjithë qytetarët të marrin akses të barabartë dhe për të qenë të denjë në një shoqëri europiane”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Edi RamaMinistrja KociuPaketa Sociale
Previous Post

Programi i PD për turizmin/ Ina Zhupa: Qeveria do paguajë punonjësit jashtë sezonit dhe do investojë në infrastrukturë

Next Post

Përplasja me agjentët e BKH, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

by redaktor2
06/22/2025
0

Avokat Alban Duraj Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës...

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

by redaktor2
06/20/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipër…
  • Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë – Reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
  • “Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë”/ Ana Lika zbulon problemin neurologjik: Vajzës i ndërpreva…
  • Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platfor…
  •  Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare t…
  • Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpuni…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.