• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Incidenti me hetuesit e BKH/ Prokuroria Fier nis procedimin penal për njerëzit e Agron Kapllanajt: Ushtruan dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë

04/17/2025
in Kronikë
Incidenti me hetuesit e BKH/ Prokuroria Fier nis procedimin penal për njerëzit e Agron Kapllanajt: Ushtruan dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe një personi tjetër, të identifikuar me emrin Gerald  Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e dy ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

Related

Tags: Agron KapllanajBKHProkuroria Fier
Previous Post

Klevis Balliu takime me qytetarët në Njësinë 14: Investimi në shkolla dhe çerdhe, prioriteti ynë! PD do dyfishojë buxhetin për arsimin

Next Post

Segmenti Ura e Cerenecit-Peshkopi/ Rama inspekton punimet: Plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës

Lajme të ngjashme

Dy familje në Has përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital

Dy familje në Has përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital

by redaktor2
05/06/2025
0

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e një...

“Suel Çela ktheu burgun e Peqinit në shtab elektoral të Sara Miles”! Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj gardianëve pas denoncimit të Nokës

“Suel Çela ktheu burgun e Peqinit në shtab elektoral të Sara Miles”! Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj gardianëve pas denoncimit të Nokës

by redaktor2
05/06/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar një procedim penal me nr....

“Femrat mos i prekni”- Banorët e Hotolishtit në protestë, përplasen me policinë! Pamjet nga vendngjarja

“Femrat mos i prekni”- Banorët e Hotolishtit në protestë, përplasen me policinë! Pamjet nga vendngjarja

by redaktor2
05/05/2025
0

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar mungesën e reagimit nga ministrja...

Detajet e incidentit te “Ali Ademi”, Arjan Telhallari në gjendje të dehur hyri brenda zyrës elektorale të PSD. Policia: Ishte i armatosur, fishekët i ranë në tokë gjatë përplasjes

Detajet e incidentit te “Ali Ademi”, Arjan Telhallari në gjendje të dehur hyri brenda zyrës elektorale të PSD. Policia: Ishte i armatosur, fishekët i ranë në tokë gjatë përplasjes

by redaktor2
04/29/2025
0

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin dhe djalin e tij pasi janë konfliktuar me një të ri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
  • Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.