• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Muçollari: Skandali i qumështit me alfatoksinë, qeveria prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme të shqiptarëve

04/19/2025
in Politikë, Slider
Muçollari: Skandali i qumështit me alfatoksinë, qeveria prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme të shqiptarëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka kërkuar transparencë nga minisistria e Bujqësisë, lidhur me skandalin e qumështit me alfatoksinë e denoncuar nga Piranjat në Syri Tv.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes nëj deklarate për mediat nga selia blu, Muçollari tha se skandali është pranuar edhe nga vetë AKU, teksa thotë se janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.

Sipas Muçollarit, ndryshe nga BE, që ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll të kësaj substance helmuese, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, të vetmet protokolle që njeh, janë ato të mbajtjes së fshehtë të skandalit, siç ka ndodhur më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarina.

Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari:

Ndërkohë që Anila Denaj, përgjegjëse për sigurinë ushqimore në vend, vazhdon fushatën dhe drejton çetën e saj të patronazhistëve, zyrtarisht është konfirmuar prania e alfatoksinës në qumësht, në disa raste.

Zbulimi është bërë nga emisioni ‘Piranjat’, por është pranuar edhe nga AKU.

E vendosur para fakteve, kjo agjenci nuk ka mundur ta fshehë fenomenin shqetësues.

Janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.

Behet fjalë për mostra të marra në qumësht që është konsumuar nga janari e këndej.

Alfatoksina është një substancë helmuese, toksike, që dëmton shëndetin e njeriut.

Bashkimi Europian ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll.

Ministrja jonë e Bujqësisë ka protokolle të rrepta për ta mbajtur të fshehte, siç ka ndodhur edhe me më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarinat tona.

I kërkojmë serish zonjës Denaj më këto pak ditë që i kanë ngelur të bëjë detyrën, dhe të bëjë transparencë të plotë mbi praninë e alfatoksinës në qumësht, burimin e saj pasi për 12 vite kanë dështuar t’ju ofrojnë siguri për ushqimet më te shtrenjta ne rajon që paguan secili prej nesh.

I kujtojmë SPAK se neglizhenca apo ‘shpërdorimi i detyrës’ mbi sigurinë ushqimore është një shkelje e rende e ligjit dhe cenim i shëndetit.

Partia Demokratike do ta shpallë institucionin e Sigurisë Ushqimore si institucion të Sigurisë Kombëtare. Dhe ne jemi angazhuar me ekspertët më të mirë për një ndryshim të shpejtë dhe rrënjësor për të garantuar çdo familje që ushqimet në tregjet tona të jenë të sigurta.

Një platforme që do ta bëjmë publike së shpejti. Një platformë që do sjellë një transformim total, që do garantojë Siguri Ushqimore për qytetaret, për familjet tona.

Related

Tags: Grigels MucollariPDqumeshtiSkandali
Previous Post

Gazifikimi i Korçës, Rama me delegacionin nga Azerbajxhani: Projekti përfundon brenda 2026-ës! Jemi prodhuesi më i madh i energjisë diellore në rajon

Next Post

Urdhërarresti i SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë/ Agjentët e BKH-së shkuan ta prangosin, Roven Zeka tentoi të arratisej duke ikur me vrap! U ndalua nga….

Lajme të ngjashme

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

by redaktor2
06/23/2025
0

Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar,...

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

by redaktor2
06/23/2025
0

1,253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi i programit nis...

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

by redaktor2
06/23/2025
0

Ka përfunduar gjyqi për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian...

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

by redaktor2
06/23/2025
0

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Natos që do të mbahet në datat 24-25 qershor në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshi…
  • VIP-at në plazh! Rike Roçi dhe Roza Lati “djegin” rrjetin me bikinit mikroskopike, vajzat s*ksi me p…
  • Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitoj…
  • Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po b…
  • Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 2…
  • Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.