• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kthesë në hetime/ Ku ndodhej gruaja e Roan Brahimit kur iu bë atentat 4 të rinjve. Misteri i G Class-it tjetër që kaloi në Lundër 5 minuta pas ngjarjes

04/21/2025
in Kronikë, Slider
Kthesë në hetime/ Ku ndodhej gruaja e Roan Brahimit kur iu bë atentat 4 të rinjve. Misteri i G Class-it tjetër që kaloi në Lundër 5 minuta pas ngjarjes
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Detaje të reja dalin lidhur me hetimet rreth atentatit të mbrëmjes së 17 prillit në Lundër, ku mbetën të plagosur djemtë e mitur të Vesel Demirajt, pronarit të “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i familjes Demiraj, të cilët udhëtonin me G-Class.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas burimeve, ka rënë pista e raportuar se shënjestër e atentatit mafioz të ishte gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi (i vrarë në Athinë më 9 Maj 2024 po ashtu në një atentat), shtetasja me iniciale A.B., e cila banon në Lundër, kompleks ku jetojnë edhe të rinjtë e mbetur të plagosur.

Grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje është fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë nga vendi ku ndodhi atentati deri në Lundër ku arriti të shkonte G Class ku udhëtonin, 11-vjeçari Dior Demiraj, i vëllai 17-vjeçar Marko Bardhi Demiraj, shoku i tyre Kian Mullaj, 19 vjeç dhe shoferi i “Pelikani Security”, Arens Stafa, 34 vjeç.

Sipas hetimeve të deritanishme, atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së 17 Prillit dhe brenda pak minutash mjeti G Class ku udhëtonin 4 rinjtë e plagosur mbërriti në Lundër i bërë shoshë nga plumbat.

Ndërkohë pas rreth 4-5 minuta në Lundër kaloi edhe një tjetër mjet tip G Class, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të zbuluar targën.

Ndërsa në atë orar shtetasja me iniciale A.B., gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi, rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës, pasi rreth 1 orë e 30 minuta më parë i kishin ekzekutuar vjehrrin, Gjovalin Prendi në atentatin në fshatin Pllajë.

Ajo është nisur nga Tirana në orën 20:15 dhe ka qenë në spitalin e Lezhës në 21:15. Më pas është kthyer në banesën e saj në Lundër ku ka mbërritur në orën 23:30.

Edhe në dëshminë e saj para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë dhe se ka qenë në Lezhë pasi e kishin lajmëruar se vjehrri i saj ishte qëlluar me armë dhe ndodhej në spitalin e Lezhës.

Hetuesit tashmë janë fokusuar te automjeti tjetër G Class që kaloi në Lundër pak minuta pas breshërisë së plumbave ku udhëtonin djemtë e Vesel Demirajt, për të zbuluar nëse ka qenë kjo makinë shënjestër dhe jo mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë.

Related

Tags: atentatiLunderpista
Previous Post

Këlliçi dhe Tabaku takojnë qytetarët në rrugët e Tiranës: Kryefjala jonë është programi i PD-së! Do marrim masa për ndalimin e shpopullimit

Next Post

“Çfarë prisni të bëj tani, a doni t’ia marr këngës?”! Flamurtari u ngjit në Superiore, Sinan Idrizi: Po ia nis me Tumankuqen dhe e mbyll me këngë labe

Lajme të ngjashme

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

by redaktor2
08/20/2025
0

Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

by redaktor2
08/20/2025
0

Përgjegjësi dhe administratorja e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë janë marrë nën akuzë nga policia vendore, menjëherë pas denoncimit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
  • Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezo…
  • Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorj…
  • Italianët “mësyjnë” Vlorën/ Shumica e turistëve janë nga Italia, pasojnë polakët
  • Ftoi në banesë 44-vjeçarin, i ofroi marrëdhënie seksuale me pagesë por i vodhi telefonin dhe para, k…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.