Moderatorja e “Ferma Club”, Ditea Berisha, në një intervistë së fundmi, ka zbuluar detaje rreth jetës së saj personale.
E pyetur nga moderatori nëse është në një romancë dashurie, Ditea nuk nguroi të përgjigjet me sinqeritet.
“Jo, nuk kam të dashur aktualisht,” u shpreh ajo në emisionin “2984” .
Këtë vit, Diteas, e njohur më parë si influencere i është besuar drejtimi i Ferma Club.

Një vit më parë ajo ka qenë banore e këtij reality-show, dhe përsa i përket kësaj eksperience ajo u shpreh se i ka marrë më të mirën.
“Ka qenë shumë e bukur. Kush di ta përjetojë, i merr më të mirën,” ndërsa shtoi se: “Më ka rritur shumë. Tani nuk e kam më problem të jem në ekran, siç e kisha më parë.”
Kujtojmë gjithashtu se moderatorja është motra e personazhit televiziv Sarah Berisha.
