• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Gaz Bardhi mes dilemash në duhet të vejë një kurorë me lule në vendin ku ulej Basha me mbishkrimin…

04/14/2023
in Opinion, Slider
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Gaz Bardhi mes dilemash në duhet të vejë një kurorë me lule në vendin ku ulej Basha me mbishkrimin…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kronikë e mëtejshme e zhvillimeve dramatike.

E djeshmja nuk qe si të tjerat ditë. Vetëm Bela rrezatonte ngjyra. Në lëshimin e ngadoshem ajo mbahej. Në rënien e përgjithshme nga zvogëlimi i rrogave të deputeteve ajo ngrihej.

Edhe pse zbriste nga malet e Dibres nuk e kishte humbur energjinë. As pluhuri i ngritur nga troku i kalit nuk ja kishte mbuluar elegancën.

Edona Bilali i fërkoi pak supet që të shkrydhej më lehte. Niko përsëri i çoi një kafe dhe priti derisa të mbaronte për të marrë filxhanin.

Duke e ndjerë thellë dhimbjen time të shkaktuar nga meria e Teta Gertes mu gjend pranë. Me qortoi pak pse e kisha ngatërruar Olten me këtë mesele se ajo rri me Blinkenin  merret me diplomaci shtetesh dhe jo me cicmice  të vogla duke më thënë që padija nuk është argument.

Me aftësinë për ta kuptuar autokritiken dhe ndjesinë e fajit mori përsipër pajtimin e madh me kusht që unë te hiqja dorë nga nominativi “Teta” që në fakt nuk është i imi por i Bores.

I shpjegova që  respekti për të vërtetat e Bores me kishte shtyrë në përdorimin e tij se Gerta dukej si filiz e aspak “Teta”.

Më vonë mora vesh që mes Bores dhe Gertes ishte zhvilluar një dialog intensiv. Bora pothuaj e shushatur i shpjegonte “se kisha menduar kurrë që ai i ligu, i paudhi, dashurinë  time për ty ta keqpërdorte kështu, mua më vjen zor të të drejtohem me emer se Babo ka thënë qe ne jemi parti e brezave, Gjyshi, Babo, Bija,  ndaj duhet te kemi edhe Teta edhe Xhaxhi kësisoj të thërrisja Teta”, Ndërsa Gerta i ishte përgjigjur, “e çmoj shumë devocionin tënd po nuk është nevoja tani e më pas me thirr vetem Gerta që ti heqim çdo shkak pergojuesit”.

Bora: “Po kujt ti drejtohem me Teta , Mimisë, Ermos, Antonetes,?  …dhe me xhaxhi , Pandit  Nasipit ,Xhemalit, Ulsiut?. Shih e fol i tha ajo. Mirë Gerta u përgjigj Bora dhe një lotez i rrëshqiti neper faqet e zbehta e prekur nga kjo barazi.

Mendoja që ndjeshmëria me kishte braktisur me kalimin e viteve por kur mu rrëfye kjo u preka dhe vendosa ta respektoj këtë kthesë emocionuese.

Ndonëse për forcë zakoni mazhoranca dhe opozita flisnin mendjen të gjithë e kishin tek gjëma që na ra nga pullazi. Me dukej vetja fajtor me shkrimet pesimiste që kisha bërë dy ditë rresht.

Fillova të mbjell optimizëm me vargjet “Babos dy gisht kartë i nisim/këtë punë ta bitisim/Babua të shohë dhe të vetet/ Të na nderojë deputetet/nuk i prish punë miletit statusi i deputetit.

U thashë ja do ta shihni, Babo do verë dorën në zemrën e tij të madhe e do të na ëmbëlsojë jetën. Nuk e bën ai që nga 60% e rrogës së Bakes të na e ulë në 36 %. Do të na vërë në provë sa durim kemi, kush llap më shumë, kush zaliset i pari, cili llafin e keq leshon dhe pastaj që të ndihemi fajtorë e më ndergjegjë si brazdë të pa leruar do na e bëjë  70% të rroges së Presidentit. Babo është i mirë, Babo është i dlirë tha me emocion Eni Zake.

Teksa keto ndodhnin Tezja kur me kalonte pranë shtrembëronte fytyrën, lëshonte pasthirrma padurimi e përçmimi dhe qortonte deputetet socialist që me ngjatetonin me përzemërsi tek gajret shpërndaja.

Tezja që dikur ka qenë vete liberalizma dhe marifeti tani është bërë më socialiste se Petrua dhe Pandi që ngjajnë si axhaminj para saj në ideologjinë e mëngjert.

Në kete vorbull me gjet ai që me një fjali kujdeset të merzisë nja 10 veta, te helmojë 7 të tjerë, ti fryjë sherrit e zallamahisë, poteres e zjarrmisë vetë Salianji.

E pe dergaten e Vules tha në takim me Eskobarin?Jo vallahi me ka rrëshqitur në detaje po  vetëm një resme  ku i priste Enkeledi.  Joo more i uruar tha ishin katër po nuk i shfaqi partia ata të tjeret.

Qerratenjtë tha ja se morën Joriden dhe as ty si Nën Kryetar Kuvendi!!

Po unë jam mbi palet more i uruar i thashe e shoh nga lart e nga anash Foltoren dhe Vulen po Jorin e ngratë si nëkryetare partie ta merrnin se helbete flet ëmbel anglisht , buzëqesh qashter e pafajshëm dhe mbulon marrëdhëniet ndërkombëtare.

Si zog dreqit erdhi la një grusht miza aty dhe po ashtu si shejtan iku të hidhte vajguri mbi zjarret e ndezur gjetkë. Ferdinad Xhaferri e ndiqte pa keqardhje gjithësa e me gëzim të përmbajtur se me gjasë mendonte të njëjtat gjëra por nuk donte të prishte gojën. Ngrohte duart që nuk pat nevojë ti lante si Pilati.

Gaz Bardhi mes dilemash të medha në duhet të vejë një kurore me lule në vendin ku ulej Basha me mbishkrimin “i përjetshëm qoftë kujtimi i tij politik” apo ti gatisë udhen e kthimit nuk ndihej rehat mbi asnjë karrige. Borxh i ka ti rrijë besnik.

Për ardhjen e Xheles me lajmëroi miku Isuf çela. Qe si myzhde ai lajm. Por Xhela dukej i pikëlluar. Me Ed Paloken në një qoshe nuk është cudi që levdonin trimëritë e Kryezëvendës Liderit Muli , sakrificat e Albanës gjatë “operazioni të Dimrit”. Shpesh biseda u ndërpritej dhe shikimet përhumbeshin në ujdhesat e heshtjes.

Kosta kishte humbur gjallerinë dje. Nuk u besonte veshëve kur i thoja është vetëm harrese , lajthitje që e quaja vetëm “Kosta i Gramozit” pa shtuar edhe Linditen e Babon. Di ndonjë gjë e nuk ma thua dridhej si purtekë gjithë ai burrë që në mëngjes me kerkoi ti sherbeja kafenë. Kur i bëra be në Krisht ju kthye buzëqeshja si ylber sikur të kishte takuar vetë Etilden si tjater herë.

Në një moment I harruam të gjitha. Na mungonte Frida Krifca. Ajo e sheh që Babo nuk vjen dhe se begenis më parlamentin e zënë me ciklin e ri të leksioneve në Akademinë e Barinjve. Elisa mbet e vetmuar në podium dhe askush nuk ja zinte diellin. Herën tjetër do flasim shtruar e ndershmërisht për ndryshimet që Babo do të bëje në qeveri me emra.

Related

Previous Post

Certifikohet Brezi i Katërt i Shkollës së Drejtorëve / Kushi: Roli i drejtuesit të shkollës shumë i rëndësishëm në menaxhimin e situatave

Next Post

“Dëmshpërblim sipas tregut për pronën”, Belind Këlliçi paraqet projektin në Laprakë dhe premton: Mbështetje familjes! Kush ikën nga puna për arsye politike…

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.