• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kur gjuha politike harron njerëzimin

04/23/2025
in Opinion, Slider
Kur gjuha politike harron njerëzimin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Edlira Devolli 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kur gjuha politike harron njerëzimin.

Edi Rama, autizmi nuk është fyerje. Është dhimbje.

Është jetë. Është sfidë e përditshme për mijëra familje shqiptare që shteti yt i ka lënë në harresë.

Kur ti përdor fjalën “autik” për të ofenduar, ti nuk godet kundërshtarët, por ngul thikën në plagët e një kombi që rrit fëmijët me aftësi ndryshe në një sistem pa logopedë, pa terapistë, pa mbështetje.

A ke një evidencë për këta fëmijë, Edi? A e di sa janë? Apo për ty ata nuk ekzistojnë, sepse nuk votojnë e nuk të ndërtojnë kullat?

Edi, autizmi nuk është fyerje. Është realiteti i një kombi që po braktiset nga ty. Një realitet që ti s’e njeh, sepse je mësuar të jetosh në kullat e zhveshura nga dhembshuria.

Ti nuk meriton ndjesë. Ti meriton largim.

Unë kam qenë aty, në ato korridore shprese që quhen “terapi”. Kam ndarë dhimbjen me shumë prindër që lypin terapi dhe shpresë. Kam përjetuar heshtjen që ti e përdor për sarkazëm.

Ndërsa ti luan me fjalët, nënat shqiptare luftojnë çdo ditë me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan “epidemi të shekullit” dhe që Shtëpia e Bardhë e ka shpallur emergjencë kombëtare.

Në Shqipëri, autizmi është lënë në hije, pa statistika, pa plan veprimi, pa zë. Sepse ti nuk ke as dinjitetin për t’i përmendur me respekt, as aftësinë për t’i ndihmuar me politika publike.

Ndjesa jote nuk mjafton. Fyerja jote është më e thellë se çdo ndjesë.

Autiku që ti përbuz vlen më shumë se një kryeministër që e përdor dhimbjen për sarkazëm.

Sepse në heshtjen e tij ka më shumë njerëzi se në gjithë fjalimet e tua boshe.

Related

Tags: Edlira Devolliopinion
Previous Post

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Next Post

“Ai është de facto the boss”- Rama ironizon takimin e LaCivita me Vrenozin: Mori drejtimin real të kënetës! Mos e merrni shaka aleancën e tyre! ‘Latifi’ e ka kuptuar që…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.