Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku mori pjesë edhe lideri historik i së djathtës, doktor Sali Berisha.


Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti Lefter Maliqi, një prej figurave të njohura të opozitës në këtë qark, shkruan:
“Plasi në Kuçovë! Tërmet për Rilindjen, miting super madhështor, festiv, me Liderin doktor Sali Berisha. Fitorja në Kuçovë dhe Qarkun Berat do jetë surprizë, 4:3 për PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore! S’keni parë gjë akoma! Uragani i fitores nuk ndalet!”
Sipas Maliqit, entuziazmi i qytetarëve dhe pjesëmarrja masive janë një sinjal i qartë se ndryshimi është afër. Ai paralajmëron gjithashtu një miting përmbyllës surprizues në Berat, që pritet të forcojë edhe më tej vrullin elektoral të opozitës.
Mitingu në Kuçovë konfirmoi mobilizimin maksimal të forcave opozitare në prag të zgjedhjeve, duke shtuar pritshmëritë për një rezultat të fortë në favor të tyre në këtë qark.