• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kemi epërsi në terren”, Adriatik Lapaj: Nuk na duhen 71 mandate për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme! Rezultati më 12 maj do jetë surprizë

04/28/2025
in Politikë, Slider
“Kemi epërsi në terren”, Adriatik Lapaj: Nuk na duhen 71 mandate për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme! Rezultati më 12 maj do jetë surprizë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ishte sot i ftuar në News 24, teksa foli për ecurinë e fushatës së 11 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Lapaj ndjehet i frymëzuar nga ajo që sheh në terren nga takimet e përditshme me qytetarët. Synimi i tij nuk janë 71 mandate, por kushtëzimi që të zhvillohen zgjedhje të reja të parakohshme.

“Ky Tv i nderuar kur u hap ishte i vogël në raport me ato publike. Për shkak të profesionalizmit zuri vend të pazëvendësueshëm dhe sot e kemi dritare të lirë. Ka momente kur subjekte të caktuara kanë epërsi. Por nuk janë të përjetshme. Po ndërtojmë një subjekt model qytetar dhe e vë theksin te idetë, bashkëbisedimi me qytetarët. Kemi epërsi në terren. Nuk kemi instrumenta shtrënguese. Edhe sikur ti donim nuk i kemi. Ata njerëz që vijnë tek ne duan të vijnë.

Jam i frymëzuar nga gjithçka po përjetoj në rrugët e Shqipërisë. Jam besim plotë se më 12 maj do më thërrisni dhe do më uroni për çarjen e sistemit dy partiak. Një subjekt i vogël politik nuk e përballon dot ritmin e fushatës kokë më kokë me partitë e mëdha. Ne nuk na duhen 71 mandate për të çuar Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme. Ne duam të kushtëzojmë një qeverisje tjetër që do jetë e profesorëve, diasporës. Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje, janë referendum.”

Sa për rezultatin që pret, ai shton se do flasë pas zgjedhjeve.

“Më vijnë sondazhe. Do flas më datën 12 maj. Do jetë një rezultat që askush nuk e ka parashikuar. Ato që themi ne i bëjmë. Ky jam unë, këta jemi si ekip. Më 12 maj do jetë një rezultat befasues. Kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.”

Lapaj thekson se koalicioni që drejton ka më shumë mbështetje në diasporë se dy partitë e mëdha.

“Si do që të dalë rezultati nuk do i mallkoj njerëzit e mi. do kemi një rezultat, që e kemi pasur si slogan 300 mijë vota në kuti. Të dhënat janë frymëzuese edhe te 18-vjeçarët, edhe te 65 vjeç plus. Mendoj se në diasporë asnjë prej subjekteve tradicionale nuk do ketë epërsi ndaj nesh.”

Më tej jep dhe lajmin se fleta e votimit nuk do ketë numër serial dhe nuk mund të gjurmohet se për kë voton.

“Kam një lajm të mirë. Në këto zgjedhje ka edhe një arritje, që fleta e votimit nuk do ketë numër serial. Për të identifikuar kush votoi kush. Edhe punonjësi i administratës do votojë qetë.”

Related

Tags: Adriatik LapajSHqiperia BehetZgjedhje 2025
Previous Post

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, regjistrohen 14 kallëzime në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm! Dy raste i kalojnë SPAK-ut

Next Post

Rama: Këta ‘patriotë’ që kanë dhënë 6 milionë dollarë për ‘bufin’, më ngjajnë me gjyqtarët e korruptuar kur kaluan vetingun, që thoshin ‘m’i dha vjehrra’

Lajme të ngjashme

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

by redaktor2
07/04/2025
0

NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do...

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

by redaktor2
07/04/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të. Spiropali thotë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

by redaktor2
07/04/2025
0

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
  • Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pank…
  • Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar
  • “Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qor…
  • “Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vi…
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.