• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Transparenca në votën e diasporës, partitë politike rezerva ndaj kompanisë kontraktore

05/01/2025
in Politikë, Slider
Transparenca në votën e diasporës, partitë politike rezerva ndaj kompanisë kontraktore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazetare: Jonida Omeri

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përfaqësuesit e dy partive më të mëdha në vend, që po monitorojnë nga afër procesin e votimit të diasporës, komentuan për RTSH organizimin dhe zbatimin teknik.

Të dyja palët shprehën rezerva për transparencën dhe përgatitjen teknike të kompanisë kontraktore, që po menaxhon votimin jashtë vendit.

“…refuzimi i postierëve për të marrë zarfin mbrapsht. Në disa raste, neglizhenca e postierëve për të shkuar në adresë. Do kisha rezervat e mia për sa kohë që po artikuloj problematikat. S’mund të them që po e bën punën shkëlqyeshëm. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë që kemi të bëjmë me [shqiptarë] të shpërndarë në të gjitha anët e botës,” tha Elena Xhina, përfaqësuese e Partisë Socialiste.

“Brenda zarfit nuk është gjetur fletë votimi. I është dhënë zarfi zgjedhor një personi i cili nuk ka qenë vetë. Nga ana e shërbimit postar DHL janë nënkontraktuar disa operatorë të tjerë në vende të ndryshme, të cilët po e kryejnë shërbimin. Në qoftë se DHL-ja do të procesonte me operatorë të tjerë apo me kontraktime do duhej që kjo gjë të ishte ditur paraprakisht,” shtoi Marash Logu, përfaqësues i Partisë Demokratike.

Pavarësisht problematikave, dy zyrtarët u shprehën besimplotë te ajo pikë e procesit që lidhet me fshehtësinë e votës.

“Të gjithë zgjedhësit duhet ta dinë se nuk ka asnjë mënyrë se si të identifikohet mënyra si ata kanë votuar dhe për këtë duhet të jenë krejtësisht të qetë,” tha z. Logu.

“Pavarësisht problematikave me dërgimin dhe marrjen e zarfeve, garancia dhe fshehtësia nuk lidhen me këto problematika. Ato janë të garantuara për sa kohë që janë të monitoruara,” u shpreh znj. Xhina.

Përmes mikrofonit të RTSH, palët bëjnë thirrje për emigrantët që të respektojnë rregullat dhe të mos fotografojnë votën si një mënyrë për të ruajtur integritetin e procesit.

Related

Tags: Jonida OmeriTransparencaVota e Diaspores
Previous Post

Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë!

Next Post

Komunikime periodike me SPAK këtë javë”, Celibashi flet pas takimit me ambasadorin Gonzato: U kemi vënë në dispozicion gjithçka

Lajme të ngjashme

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

by redaktor2
06/23/2025
0

Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar,...

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

by redaktor2
06/23/2025
0

1,253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi i programit nis...

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

by redaktor2
06/23/2025
0

Ka përfunduar gjyqi për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian...

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

by redaktor2
06/23/2025
0

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Natos që do të mbahet në datat 24-25 qershor në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshi…
  • VIP-at në plazh! Rike Roçi dhe Roza Lati “djegin” rrjetin me bikinit mikroskopike, vajzat s*ksi me p…
  • Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitoj…
  • Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po b…
  • Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 2…
  • Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.