• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

24-vjetori i masakrës së Poklekut, krerët shtetërorë: Holokaust i vërtetë

04/17/2023
in Rajoni & Bota, Slider
24-vjetori i masakrës së Poklekut, krerët shtetërorë: Holokaust i vërtetë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Liderët e shtetit kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek. Në vendin ku 24 vjet më parë janë vrarë më shumë se 50 persona, ata kanë thënë se ka ngjarë “holokaust” i vërtetë dhe se është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë mbi popullatën civile shqiptare. Presidentja, kryeministri e kryeparlamentari kanë vizituar edhe shtëpinë e familjes Muçolli, ku janë vrarë, masakruar dhe djegur trupat e grave e fëmijëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se sot është prej ditëve më të trishta të përkujtimit të viktimave të luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se masakra e Poklekut dhe ajo e Çikatovës së Vjetërj janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për viktimat.

“Këtu në Poklek ka ngjarë një holokaust i vërtetë. Siç edhe e dini, diku 54 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani dhe të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, në fakt shumica e tyre fëmijë fillimisht janë ekzektuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen gjurmët e këtij krimi të llahtarshëm të forcave serbe në Kosovë. Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që asnjë shqiptarë të mos mbrtet në tokën e Kosovës. Po ashtu edhe kjo masakër, ashtu si edhe ajo në Çikatovë të vjetër dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi. Dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima të popullit tonë.”, ka thënë Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti është shprehur se duhet të ketë drejtësi për viktimat dhe se masakra e Poklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur se masakrat e kryera në Kosovë janë akte të gjenocidit mbi popullin dhe civilët.

Pas vizitës në shtëpinë e familjes Muqolli, i zoti i shtëpisë, Fadili para tre liderëve të shtetit ka thënë se nuk do e falin asnjëherë krimin që është kryer në shtëpinë e tij.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe në Çikatovë të Vjetër.

Në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeç. /Kosova Press

Related

Previous Post

Dënimi i kritikut të Kremlinit, reagon Borrell: Vendim i ashpër dhe i motivuar politikisht

Next Post

Premtoi fushatë pa postera e shpenzime ‘luksi’, por fotot e Edi Ramës dhe slogani i PS ‘pushtojnë’ kryeqytetin!

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.