• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës, Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun

05/20/2025
in Kronikë, Slider
Kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës, Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal i trafikut të drogës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e 11 janarit, pasi kërkohet nga Italia me qëllim ekstradimin.

Farruku kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar GJKKO deklaroi  se konfiskoi 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë  vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Ndaj Kreshnik Budllës rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

Ai konsiderohet si lider i  rrezikshëm i një klani për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

Në atë kohë, në Spanjë ai dyshohej edhe për grabitjen e vilës së biznesmenit Jose Luis Moreno, në Boadilla.

Farruku, i cili njihej edhe me mbiemrin Budlla, u arrestua vite më parë në një hotel që ndodhet në rrugën “Joan Maragall Chamartin”, pranë La Castellana, në Spanjë.

Mediat vendase shkruan aso kohe  se kur atij iu afrua një agjent Policie, Farruku u përpoq të vërtetonte identitetin e tij me dokumente spanjolle dhe shqiptare në emër të personave të tjerë. Më pas, Policia zbuloi se ai kishte përdorur deri në 10 identitete të ndryshme, për të shmangur zbulimin.

Ai dyshohet se është pjesë e klanit ‘Farruku’, një organizatë kriminale shqiptare që ishte e lidhur me vjedhje, trafikimin e kokainës dhe krime të tjera të lidhura me trafikun e drogës. Burime të grupit hetimor kanë shpjeguar se ai ishte hetuar fillimisht në vitin 2007, sepse dyshohej se ishte i lidhur me grupin e shqiptarëve që sulmuan në atë vit në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno, por nuk u arrestua për këtë.

Policia dyshonte, megjithëse nuk kishte prova, se Kreshnik Farruku fshihej edhe pas vrasjes së shefit të tij, më 21 janar 2010, në rrugën ‘Telemaco’ të Madridit, pas vdekjes së të cilës ai mori komandën e organizatës.

Hetimi pasues arriti në përfundimin se autori i të shtënave ishte shtetasi shqiptar Devi Kasmi dhe ata dyshonin se ai kishte vepruar sipas urdhrave të kreut të dytë të organizatës kriminale, që në atë kohë ishte Kreshnik Farruku. Devi Kasmi u largua  drejt Shqipërisë, ku u qëllua për vdekje në Tiranë (Shqipëri) në janar 2018.

Related

Tags: GJLKreshnik Farrukuliron
Previous Post

Deklarata e fortë e gazetares: Tifozët serbë do të vijnë në Tiranë për ndeshjen kundër Shqipërisë 

Next Post

Maliqi: Falenderim dhe mirënjohje për 5222 votuesit e ndershëm të qarkut Berat

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.