Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.
“Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin – “Tirana Moons” – vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit. Instalimi i “Tirana Moons” nuk do të ketë asnjë impakt mbi strukturën e sheshit, por ndërkaq do ta transformojë atë në një mjedis plotësisht miqësor, e veçanërisht për fëmijët dhe familjet, si një atraksion i lëvizshëm që do t’i mbetet qytetit.
Mezi pres që Tiranës t’i shtohet një tjetër xhevahir arkitekturor”, thotë Veliaj.
Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përpjekje për të dëmtuar imazhin publik
Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë reaguar pas raportimeve të...