• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut

05/26/2025
in Aktuale, Slider, Sociale
Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Për herë të parë, në zbatim të Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri 2020-2025 po vijon pilotimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tiranë dhe Vorë, një model i përqëndruar i ofrimit të shërbimeve të mjekësisë së familjes, në ato qendra që ofrojnë shërbime shëndetësore për rreth 30.000-40.000 banorë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini vizituan nga afër ambientet dhe funksionalitetet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, e cila prej një viti ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të mjekësisë familjare.
Ministrja Koçiu tha se ky model shërbimi po funksionon më së miri dhe se Qendrat e Mjekësisë Familjare do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Jam shumë e kënaqur që sot prej afro një viti kjo qendër ka filluar të funksionojë më së miri dhe është dallëndyshja e parë e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat ne synojmë t’i shtrijmë në të gjithë vendin”, – u shpreh Koçiu.
Duke theksuar rëndësinë e mjekut të familjes ministrja Koçiu nënvizoi se “po e fuqizojmë rolin e Mjekut të Familjes si figura kyçe që ndjek shëndetin e qytetarëve nga fëmijëria deri në moshën e tretë, me shërbime që përfshijnë ndjekjen e shtatzënisë normale, trajtime të thjeshta mikrokirurgjikale, menaxhimin e sëmundjeve kronike, dhe kujdes për shëndetin mendor”.
Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek lehtësirat që sjell për qytetarët aplikimi i modelit të mjekësisë familjare për mënyrën e organizimit, përcaktimit të orareve dhe takimet me mjekët.
“Ky është një fillim i mbarë po ta shikojmë në mënyrën sesi është organizuar kjo qendër, si dhe në faktin që të gjithë pacientët që vijnë dhe trokasin janë të qartë për fashat orare, për takimet me secilin mjek, për marrëdhënien që vendosin mes mjekut dhe pacientit që është gjëja më e rëndësishme”. – sqaroi minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Rëndësinë e mjekësisë familjare e solli në vëmendje edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Draçini, i cili theksoi se “ Mjekësia e Familjes nuk është vetëm pika e parë e kontaktit me qytetarin, por është dhe baza mbi të cilin ndërtohet edhe një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe efikas”.
Përveç shërbimit mjekësor, këto Qendra do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare.
Për këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë Tiranë për të rritur cilësinë e formimit profesional, ku studentët që ndjekin specializimin në Mjekësi Familjare do të mund të kryejnë praktikën në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10.
Pas Tiranës dhe Vorës, ky model do të shtrihet në qytete të tjera, duke sjellë kujdes më cilësor, më të afërt dhe më të personalizuar për çdo qytetar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Ministrja KociuQendra e Mjekësisë Familjare Nr.10vizite
Previous Post

‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

Next Post

Zelensky telefonon kryeministrin Rama: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore! Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës

Lajme të ngjashme

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

by redaktor2
05/29/2025
0

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet...

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

by redaktor2
05/29/2025
0

Babai i Ilaria Sulës, vajzës së re që u godit me thikë nga ish-i i saj dhe u hodh në...

Për ata që tallen me Zegjinenë…

Për ata që tallen me Zegjinenë…

by redaktor2
05/29/2025
0

Nga Klodian Kapllanaj Ju që talleni me Zegjinenë e Roskovecit, sillni ndër mend se në Kuvend para saj janë ulur...

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

by redaktor2
05/29/2025
0

Seanca paraprake për protagonistët e pjesës së dytë të hetimit për të ashtuquajturën “mafia Viterbese” është shtyrë deri në korrikun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
  • E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në f…
  • Për ata që tallen me Zegjinenë…
  • Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite b…
  • “Në zonën ‘5 Maj’ Xhoni Rusta më ndoqi, hapa zjarr”, dëshmia e Alibej në GJKKO: Rrija në një fshat m…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.